Reperi i njohur me emrin e artit Stresi, Arkimed Lushaj, edhe pse në arrati dhe në kërkim nga autoritetet Kosovare pas sherrit me personazhin e Tik-Tok, Medi Iseni, vijon të ndajë në rrjete sociale momente nga jeta e tij.
SHIKO VIDEO:
Së fundmi, ai publikoi një video në një plazh në jug të Shqipërisë, ku i qeshur këndon një nga këngët e tij.
Stresi u arratis pas sulmit në një klub në Pejë të Kosovës, ku personazhi i njohur i Tik Tok-ut Medi Iseni, u rrah në ambientet e klubit, sipas tij, nga dy reperët, Stresi, Noizy dhe grupi i tyre.