Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha ka rrëfyer për emisionin Glamour Zone’ momentin më të tmerrshëm të jetës së saj.
Ajo ka treguar tmerrin që përjetoi një natë që u terrorizua me armë nga serbët.
“Kemi qenë me makinë, natën, na ndalon policia. Na thotë fikeni makinën, dhe mbaj mend që e kemi parë veten në ferra, ishim vetëm ne të dy në makinë, policia dhe asnjë tjetër. Ishim me automatik te koka me Naimin, dhe mbaj mend që mbylla sytë, edhe prita kur do më kapte plumbi.
Ata na shanë dhe fyen serbisht, më pas njëri nga policët na tha të iknim. Aq e tmerruar sa isha, të isha në timon, unë nuk do kisha ndezur dot as makinën. Në ate situate njeriu përjeton traumë.”, rrëfu Mihrije.