Rudina Dembacaj është një ndër emrat më të dashur dhe njëkohësisht më të kritikuar në media.
Ka nga ata që e duan por ka dhe nga ata që nuk rreshtin së shari aktoren.
Mirëpo, e gjithë kjo situatë nuk është se i intereson shumë Rudinës e cila vazhdon të jetojë jetën ashtu si ajo do.
Rudina është nënë e një vajze, Viktorias të cilën e ka nga martesa e parë me ish- bashkëshortin Aleksander Varfaj.
Për hir të vajzës së saj Rudina ka ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë dhe shembullore me Aleksandërin.
Së fundmi ajo i ka bërë reklamë në Instagramin e saj Aleksandrit duke e quajtur më të mirin në punën e tij si mekanik makinash.