Meri dhe Saimiri kanë gjetur pak kohë për njëri-tjetrin pas një periudhe distance në përfundim të emisionit “Love Story”.
Saimiri udhëtoi drejt Gjermanisë ndërsa Meri vijoi projektet e saj në Shqipëri pa e ndjekur nga pas partnerin e saj.
Asokohe fansat aluduan se lidhja e tyre ishte për shfaqje në sy të publikut, ndërsa sipas tyre Saimir ishte larguar me Generdën drejt Gjermanisë.
Vetë dyshja përgënjeshtruan zërat duke deklaruar se shkaku i ndarjes së tyre është vetëm puna dhe se shumë shpejt do të jenë sërish bashkë.
Dhe nuk vonuan shumë. Sot Meri ka ndarë në story një video ku shfaqet krah Saimirit duke provuar një ekpseriencë të re në fluturim.