Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Media irlandeze “Evoke”: Riviera Shqiptare, destinacioni më i nxehtë për pushime në Evropë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > Media irlandeze “Evoke”: Riviera Shqiptare, destinacioni më i nxehtë për pushime në Evropë
Vip Travel

Media irlandeze “Evoke”: Riviera Shqiptare, destinacioni më i nxehtë për pushime në Evropë

Last updated: October 25, 2025 08:46
8 Min Read
SHARE
Demo

E kaluam natën në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, përpara një turi të shkurtër në disa nga vendpushimet më të njohura të vendit – të konsideruara së fundmi si “Maldivet e Evropës” falë ujërave bruz dhe rërës së tyre të mrekullueshme, shkruan në një artikull revista irlandeze “Evoke”.

Shqipëria është pika më e nxehtë e pushimeve në Evropë dhe e dyta, pas Katarit, në mbarë botën.

Demo

Vendi i bukur mesdhetar është i vendosur midis Malit të Zi në veri dhe Greqisë në jug, me gati 300 milje vijë bregdetare përballë detit Adriatik drejt Italisë, ndërsa ndan detin Jon me Korfuzin.

Lexo edhe:

Pronari i kafenesë në Pogradec ndalon hyrjen e nxënësve: Më mirë një lokal bosh, sesa një shkollë bosh
Ky është shteti më i sigurt në botë dhe i treti më i lumtur, paga mesatare 4500 euro
Vijojnë vonesat në aeroportin e Berlinit, shkak sulmi kibernetik
Sulmet kibernetike në aeroporte: Çfarë duhet të dini

Shqipëria ka qenë e izoluar për disa dekada për shkak të sundimit komunist, i cili përfundoi në vitin 1991.

Fillimisht, ne qëndruam në hotelin “Tirana Marriott”, i cili u hap në vitin 2023.

Është i madh, madhështor dhe ndërtesa më e lartë në qytet, afër një lagjeje me restorante dhe oborre joshëse të ndriçuara dhe direkt në veri të Parkut të Liqenit, i vendosur në mënyrë ideale për një shëtitje gjatë perëndimit të diellit.

Për darkë na shërbyen speca të kuq të pjekur në skarë me djathë, një byrek me spinaq, makarona dhe një shishe verë – për më pak se 60 euro.

Dhe ndërsa ishim duke paguar faturën, pyetëm kamerierin tonë se cilat vende duhej të vizitonim në Tiranë. Ai u përgjigj pa hezitim: “Mozaikun komunist dhe Sheshin Skënderbej”.

Të nesërmen në mëngjes, bëmë siç na u tha. Shkuam të vizitonim Sheshin Skënderbej – i cili ishte plot me njërëz.

Në njërën anë gjendej një statujë imponuese mbi kalë e heroit kombëtar Skënderbej, i cili udhëhoqi rezistencën ndaj pushtimit osman të shekullit XV.

Ndërkohë, Mozaiku komunist zbukuronte fasadën e Muzeut Historik Kombëtar.

Ai u krijua nga artistë vendas, duke përshkruar shqiptarët nga lashtësia deri në epokën komuniste të udhëhequr nga një grua e patrembur me një fustan të bardhë që mbante në dorë një pushkë .

Brenda muzeut kishte figurina të paçmuara nga shekulli IV, vazo të lashta, modele të fshatrave shqiptare nga Mesjeta dhe informacione mbi luftërat kundër osmanëve, dhe mbi pavarësinë nga viti 1912-1939, pushtimin nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore dhe periudhën e terrorit’ komunist nga viti 1945.

Mund të mësoni gjithashtu rreth jetës së Nënë Terezës, murgeshës dhe shenjtores së famshme katolike (1910-1997).

Ishim shumë kurioz të zbulonim se çfarë përfaqësonin “Maldivet e Evropës”. Kështu që shumë shpejt u nisëm drejt plazheve.

Një udhëtim katër orësh me makinë në jug – një aeroport i dytë, “Vlora International” do të hapet së shpejti për t’i shërbyer më mirë vendpushimeve bregdetare – si Himara, dikur një fshat i vogël peshkatarësh me një plazh me rërë dhe guralecë – tashmë është shndërruar në një destinacion turistik.

Megjithatë, e rrethuar nga male të valëzuara, nuk ka humbur aspak nga bukuria e saj e qetë.

Himara na kujtoi Ishujt Ciklade, kur i vizitova për herë të parë dekada më parë.

Ne qëndruam në hotelin familjar “Rea Boutique” në buzë të detit në veri të gjirit të lavdishëm.

I hapur në vitin 1999, pronarët ishin burrë e grua, të cilët e morën përsipër biznesin kur vdiq babai i bashkëshortes në vitin 2002.

Mëngjeset dhe darkat përgatiteshin me porosi nga Arta, pronarja e hotelit – që kishte nëntë dhoma, shumica me pamje nga plazhi.

Katet e poshtme kishin veranda private të ndërtuara mbi ujë, dhe dhoma jonë kishte një tarracë të madhe me një çati të mrekullueshme dhe një vaskë. Binim në gjumë nën tingujt e detit.

Deri në vitin 2015 mysafirët e tyre ishin kryesisht shqiptarë, pastaj vendi nisi të vizitohej nga turistë evropianë, kryesisht spanjollë, francezë, dhe në vitet e fundit edhe amerikanë, britanikë dhe irlandezë.

Përgjatë bregut, ku ishin vendosur disa tavolina, dëgjoheshin bisedat e turistëve australianë, gjermanë dhe anglezë.

Fola me tre prej tyre dhe më treguan se kishin eksploruar pjesë të tjera të Ballkanit dhe se ndiheshin të intriguar nga Shqipëria.

Në breg të detit gjendeshin një sërë restorantesh, baresh dhe kafenesh. Ne na tërhoqi më shumë restoranti “Himara 28”.

Këtu, kamerierët ishin veshur me këmisha të bardha të kollarisura, dhe flisnin anglisht shkëlqyer, dhe ishin vërtet mikpritës.

Levreku i pjekur në skarë kushtonte rreth 12 euro. Një gjysmë litri verë “shtëpie” kushtonte rreth 5 euro – dhe, sinqerisht, ishte e shijshme.

Bashkë me partnerin tim ecëm përgjatë bregdetit deri në buzë të kepit. Ujërat ishin joshëse – bruz të ndritshme.

Për pushime buxhetore në fund të verës/vjeshtës, Himara është destinacioni ideal.

Temperaturat arritën 23 gradë Celsius në Shqipëri këtë javë, megjithëse temperaturat maksimale ditore prej 18 gradësh janë më të zakonshme në këtë kohë të vitit.

Ndalesa jonë e fundit ishte vendpushimi i Ksamilit, 65 kilometra në jug të vendit. Ky vend ishte më i qetë se Saranda fqinje, por shumë më i zhurmshëm dhe më i zhvilluar se Himara, me ujërat e mrekullueshme të detit Jon.

Nuk ka hotele të larta – ende – por ka shumë ndërtime në zhvillim e sipër, dhe shiritat e rrugëve që ndjekin gjirin janë të mbushura me bare dhe restorante.

Gjithashtu, zbuluam një statuje të madhe buzë plazhit të një dore të ngritur lart.

Shumë vizitorë mendohet se mund të kenë shkuar në Ksamil edhe falë “efektit” Dua Lipa.

Ylli i muzikës Pop, fituese e shumë çmimeve, është shtetase shqiptare, si dhe ambasadore për këtë shtrirje të pafundme bregdetare, të njohur si Riviera Shqiptare.

Ajo ka folur për dashurinë e saj të madhe për këtë vend dhe poston rregullisht foto tepër joshëse për 88 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale nga pushimet e saj këtu, duke shijuar perëndimin perfekt te diellit – duke pozuar pranë pishinës dhe në jaht.

Çadrat e plazhit këtu kushtojnë rreth 15 euro në ditë, me muzikë pop që luhet në intervale të rregullta në bare.

Ne qëndruam në “Manta Resort”, i cili ka dhoma të thjeshta dhe moderne, të gjitha me ballkone.

Pika e tij dalluese është pozicioni i tij kryesor pranë detit me një verandë të madhe të rrethuar nga rëra. Ky është vendi ideal për të shijuar pamjen në plazh.

Pamja këtu, me kthehu pas në kohë, në pushimet e fëmijërisë në Korfuz, kur nga brigjet me diell shihnim malet e largëta të Shqipërisë në horizont.

Sa shumë kanë ndryshuar gjërat në këtë vend të Evropës Juglindore. Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner po investojnë rreth 855 milionë euro për të drejtën e një koncesioni afatgjatë – për të ndërtuar një vendpushim luksoz në Ishullin e Sazanit.

Ditët e errëta komuniste të Shqipërisë kanë mbaruar prej kohësh. Tani është një Shqipëri e re, një Maldive e re Evropiane!

Turizmi në vend, bankat derdhin miliarda për bujtina, marina dhe hotele
Kaos në disa nga aeroportet më të mëdha europiane, shkak sulmet kibernetike
Në Japoni nuk mund të blesh makinë pa pasur garazh ku ta parkosh
Roma shpallet zyrtarisht qyteti më i bukur në botë
Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë
TAGGED:shqiperiavip travel

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Parashikimi i motit 25 tetor 2025. Si do të ndryshojnë temperaturat
Next Article Dashuria për të gjitha shenjat e horoskopit: Ja ç’do të ndodhë me romancën këtë vjeshtë, sipas letrave tarot

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rikthehet ora diellore! Sonte në orën 03:00, akrepat shkojnë 60 minuta pas
Kuriozitete
October 25, 2025
Arsyet pse disa burrave nuk u rritet mjekra
Kuriozitete
October 25, 2025
Dashuria për të gjitha shenjat e horoskopit: Ja ç’do të ndodhë me romancën këtë vjeshtë, sipas letrave tarot
Horoskopi
October 25, 2025
Parashikimi i motit 25 tetor 2025. Si do të ndryshojnë temperaturat
Moti
October 25, 2025

Lexo edhe:

Vip Travel

“Lonely Planet”: 20 gjërat më të mira që mund të bëni në Tiranën kozmopolite

August 29, 2025
Vip Travel

Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025

August 25, 2025
Vip Travel

Revista italiane e udhëtimeve: Njihuni me tetë plazhet më të mira në Shqipëri

August 20, 2025
Vip Travel

Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

August 17, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?