Këngëtarja Rezarta Shkurta nuk e ka fshehur zhgënjimin ndaj Donaldit pas afërsisë së tij me Beatrix.
Në atë që po konsiderohet si ‘tradhti’ ndaj Borës, ajo ka postuar një foto në Instastory, ku ka hequr Donaldin nga Instagrami ne shenje revoltimi ndaj veprimeve të tij.
“Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për show as për vëmendje. Unfollow me shumë kënaqësi për ata që si kanë këto vlera” – ka deklaruar ajo.