Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Kush i kontrollon miliona euro të mbetjeve spitalore? Mes tyre pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Kush i kontrollon miliona euro të mbetjeve spitalore? Mes tyre pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu
Sociale

Kush i kontrollon miliona euro të mbetjeve spitalore? Mes tyre pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu

Last updated: November 6, 2025 09:59
8 Min Read
SHARE
Demo

Në Shqipëri, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, 16 kompani kanë leje mjedisore për trajtimin ose transportimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

Megjithatë, vetëm katër prej tyre fitojnë rregullisht tendera nga spitalet kryesore: Eco Riciklim, V.A.L.E Recycling, Medi?Tel, dhe Pura Medical. Referuar të transaksioneve në thesar për periudhën kohore 2019 -2025 kompania Eko Riciklim ka përfituar rreth 614 milionë lekë të rinj për menaxhimin e mbetjeve spitalore, ose rreth 6 milionë euro.

Demo

Të dhënat tregojnë se spitale të ndryshme në vend e kanë kontraktuar këtë kompani duke përfshirë Spitalin e Traumës, klinika stomatologjike por edhe degë të kujdesit shëndetësor parësor.

Lexo edhe:

Këshillon gjithë prindërit për rritjen e fëmijëve, por mjeku Edi Tushe tregon dramën e vet: Kam 22 vjet që nuk e shoh tim bir
Çifti i bashkëshortëve në Tiranë bekohet me katërnjakë
Ikni nga Shqipëria! Këtu, mjekët nuk të shërojnë, të poshtërojnë!
Nis sot zyrtarisht viti i ri akademik 2025-2026 në të gjitha universitetet në vend

Numrin më të madh të tenderave, 13 të tillë, kjo kompani i ka përfituar nga Qendra Spitalore “Xhafer Kongoli” në Elbasan, 10 tendera ka marrë nga spitali i traumës, 9 nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë dhe 8 nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Më tej renditen spitalet Rajonale në vend.

“Alarmi i parë është, fshati që duket nuk do kallauzë në momentin që ne kemi parë se si pirgje të mëdha mbetjesh spitalore duken përtej mureve, pra kanë kapërcyer lartësinë e mureve mund ti shohim me sy të lirë dhe nuk asgjësohen problemi është madhor”, thotë mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti.

Nëse i referohemi të dhënave të Open Data, nga 77 tendera që ka përfituar kompania Eco Riciklim, 48 tendera janë me flamur të kuq. Pra, me risk të lartë korrupsioni apo mungese konkurrence.

Tenderat me vlera më të larta parash janë pjesë e kësaj liste. Tenderi trajtim dhe asgjësim i mbetjeve spitalore, i dhënë nga QSUT për këtë kompani ka një afat 24 muaj dhe vlerë 142 milionë lekë. Tenderi është realizuar në 20 shkurt të vitit 2025. Ky tender ka pasur mungesë konkurrencë pasi në garë ishte vetëm një operator.

Tenderi tjetër me vlerë 138 milionë lekë i lidhur me këtë kompani nga spitali i traumës për një afat kohor 48 muaj sërish rezulton se ka mungesë gare. Nga një kontroll në QKB rezulton se kjo kompani administrohet nga Ervin Meçe i cili është edhe ortak me 30% ndërsa kompania “ANA Mark” është ortake me 70%.

“Ana Mark” është një kompani në pronësi të Klodjan Allajbeut, pronarit të rrjetit privat të quajtur Spitali Amerikan. Të dhënat sugjerojnë se ky rrjet kompanish ka pasur lidhje edhe në të shkuarën me kompaninë Eco Riciklim, para se të bëhej shitblerja zyrtare e kuotave në vitin 2025.

Sa i takon vlerës së përfitimit nga tenderat për trajtimin e mbetjeve spitalore, Medi-tel ka përfituar 28 milionë lekë të rinj. Në tërësi ka përfituar 121 tendera. QSUT kryeson në listë me 14 tendera, më pas Spitali “Shefqet Ndroqi” me 13 të tillë, qendra kombëtare e transfuzionit të gjakut dhe Spitali rajonal i Durrësit kanë përkatësisht nga 12 tendera.

46 tendera janë renditur me flamur të kuq për shkak se ka mungesë konkurrencë apo skualifikim të subjekteve të tjerë. Tenderi me spitalin rajonal të Shkodrës në vitin 2022 me vlerën e fondit limit 2.3 milionë lekë pa tvsh kjo kompani e fitoi duke qenë e vetme në garë. Edhe një tender tjetër I vitit 2022 me afat 1 vjeçar dhe vlerë 2 milionë lekë u konsiderua problematik për shkak të skualifikimit të konkurrentëve të tjerë.

“Kemi parë një tjetër kompani e cila është ndjekur për një incenerator merrte mbetjet por ky incineratori kurrë nuk kishte ekzistuar nuk ishte blerë. Nuk ka asnjë organ ligjorë që e sheh këtë, patjetër që ka nuk është e padukshme kjo”, thotë mjeku Alimehmeti.

Kompania VALE RECYCLING e zotëruar nga Elvis Miri, u vu në qendër të një skandali. Ajo ka fituar dhjetëra tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore edhe pse nuk zotëronte linjën teknologjike të nevojshme. Në procedura, paraqiste dokumente false sikur i dispononte.

Dyshohet se ka fituar të paktën 30 tendera në këtë formë me vlerë rreth 65 milionë lekë të reja. Kompania ka pretenduar posedimin e paisjes Econos Tsc 150, për trajtimin e mbetjeve spitalore. “VALE” e ka deklaruar këtë pajisje që në vitin 2016, por, e ka blerë vetëm në fillim të vitit 2024. Aktualisht, kjo çështje është në gjykim dhe ka nën akuzë administratorin e subjektit VALE dhe 10 persona të tjerë.

Pavarësisht skandalit, kjo kompani ka arkëtuar miliona edhe përgjatë vitit 2025, teksa administrator është para drejtësisë për abuzime me tenderat. Nga viti 2019 deri në vitin 2025, subjekt ka arkëtuar nga thesari plot 487 milionë lekë të reja ose afro 4.9 milionë euro.

Kompania ka fituar plot 72 kontrata publike në total nga spitale të ndryshme në të gjithë vendin. Nga të gjithë tenderat e përfituar nga kjo kompani 21 janë me flamur të kuq, çka do të thotë që procedura ka qenë e dyshimtë, me risk të lartë për korrupsion.

“Të gjithë ata që mbyllin një sy mbyllin një vesh mbyllin gojën që nuk flasin nuk dëgjojnë nuk shohin janë të gjithë pjesë kush më shumë e kush më pak e këtij problemi të madh. Në radhë të parë ne duhet të pranojë  që ekziston problemi dhe këtë ne e kemi në raporte zyrtare e kemi në media e kemi qartësisht nën sytë tonë dhe e shohim”, vijon mjeku.

Kompania Pura Medical ka përfituar nga buxheti i shtetit në periudhën 2019-2025 afro 50 milionë lekë të reja. Kjo kompani vetëm për mbetjet spitalore ka përfituar 12 tendera nga QSUT, spitali “Shefqet Ndroqi”, nga Spitali rajonal i Durrësit, Spitali Korçë etj. Dy tendera të kësaj kompanie janë listuar me flamur të kuq. Një prokurim me spitalin Sarandë dhe një tjetër me spitalin rajonal Berat.

Agjensia Kombëtare e mjedisit thotë se ka ushtruar kontrolle në subjektet përkatëse që merren me trajtimin e mbetjeve dhe në disa raste ka ndërmarrë edhe masë administrative, gjobë.

“Medi Tel, rezulton të jetë inspektuar 3 herë nga viti 2023- 2025. V.A.L.E Recycling, rezulton të jetë inspekuar 11 herë nga viti 2021-2025 dhe rezulton të ketë 1 masë administrative gjobë dhe pezullim aktiviteti në vitin 2023.

Eco Riciklim, rezulton të jetë inspektuar 10 herë nga viti 2021- 2025 dhe nuk rezulton të ketë masë administrative. Pura Medica, rezulton të jetë inspektuar 3 herë nga viti 2021-2025 dhe rezulton të ketë 1 masë administrative në vitin 2023”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit./Inside Story në Top Channel

Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit
Fluturojnë çmimet e banesave, rritje 41.7% në 6-mujorin e parë të vitit
Projektligji/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën përcaktimit të gjinisë që dëshiron
Suedia merr vendimin historik, hiqen telefonat në shkolla
Shqiptarët, rekord emigrimi pas pandemisë, 250 mijë u pajisën me leje qëndrimi në BE
TAGGED:klodian allajbeuSpitalit Amerikan

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Horoskopi 6 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Next Article E paprecedentë/ Çifti i “Përputhen” gati për të firmosur celebrimin në minibashki, ndodh e papritura në sekondat e fundit

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me SMS”- Mesazhet ‘bombë’ që Balluku shkëmbente me Berberin
Aktualitet
November 6, 2025
E paprecedentë/ Çifti i “Përputhen” gati për të firmosur celebrimin në minibashki, ndodh e papritura në sekondat e fundit
Të famshëm
November 6, 2025
Horoskopi 6 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
November 6, 2025
Horoskopi i parave dhe karrierës për muajin nëntor: Cilat shenjat do të kenë të ardhura të papritura
Horoskopi
November 5, 2025

Lexo edhe:

Sociale

E rrallë! 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

September 14, 2025
Sociale

Gati për zilen e parë/ Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

September 8, 2025
Sociale

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

August 27, 2025
Sociale

Sokol Murataj, avokati paraplegjik që sfidon sistemin dhe kërkon rehabilitimin real për PAK

August 27, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?