Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Kur dhe si duhet të ndërhyjnë prindërit në grindjet e fëmijëve?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Stil jetese > Kur dhe si duhet të ndërhyjnë prindërit në grindjet e fëmijëve?
Stil jetese

Kur dhe si duhet të ndërhyjnë prindërit në grindjet e fëmijëve?

Last updated: November 8, 2022 18:54
3 Min Read
SHARE

Edhe pse shumë herë do të dëgjoni që më mirë është t’i lini fëmijët që vetë të zgjidhin grindjen, ka situata në të cilat është e domosdoshme të reagoni

Shumë prindër janë të gatshëm të ndërhyjnë në grindjen e fëmijëve, por shpesh do të dëgjoni këshillën që më mirë është t’i lini fëmijët vetë të zgjidhin konfliktin.

Konfliktet dhe grindjet ndërmjet fëmijëve gjatë lojërave mund të jenë momente mësimi në të cilat fëmijët mësojnë për empatinë dhe zhvillojnë shkathtësitë shoqërore të cilat u ndihmojnë të kenë miq në të ardhmen, shkruan ”Fatherly”, përcjell Telegrafi.

Lexo edhe:

Ndjeheni të rraskapitur? Mund të ketë diçka që nuk shkon me shëndetin tuaj
Të gjithë sytë tek ju! Në dasmat e 2025-ës, duhet të visheni kështu
Zbulohet i dashuri misterioz i Danja Kokës!
Iliriani zbulon të vërtetën pse Parashqevi Simaku humbi kujdestarinë e të birit

Intervenimi i prindërve në konflikt nuk është gjithmonë një zgjedhje e mirë, por ekzistojnë momente kur është e domosdoshme që të ndërhyjnë prindërit.

– Prindërit apo cili do person tjetër i rritur gjithmonë duhet të ndërhyjë në konflikt nëse shohin që ka shenja keqtrajtimi – thotë Holly Shchiffrin, profesor i Psikologjisë në Universitetin Mary Washington.

Sjellja e dhunshme mund t’i shkaktojë dëm fëmijës tjetër, posaçërisht nëse ka dallim në forcë – dhunuesi është më i rritur dhe me moshë më të madhe.

Nëse ekziston çfarëdo rreziku fizik, prindërit duhet “të ndërhyjnë” në konflikt dhe të mbrojnë fëmijën e tyre dhe të parandalojnë t’i rrezikojnë të tjerët – thotë psikologu.

– Kur fillon një konflikt, më mirë është t’i lini fëmijët të provojnë ta zgjidhin vetë problemin. Nëpërmjet këtyre përvojave të hershme fëmijët mësojnë shkathtësinë me ndihmën e komunikimit me të tjerët dhe zgjidhin problemet.

Prindërit kur shohin që konflikti për përkeqësohet, është koha që të ndërhyjnë.

Është mirë që ata të kenë një qasje të tillë në të cilën do t’i bëjnë fëmijët të paraqesin rastin e tyre dhe gjithashtu mendimin e tyre për të zgjidhur këtë konflikt. Gjithashtu, një prind mund të ofrojë një zgjidhje për një situatë të diskutueshme – thotë Shchiffrin.

Ja si të ndërhyni nëse ndodh një konflikt në shesh lojërash:

• Nëse nuk janë në rrezik fizik, përpiquni t’i lini fëmijët ta zgjidhin vetë konfliktin
• Nëse përshkallëzohet, afrojuni fëmijëve për të folur
• Lëreni secilin të tregojë anën e tij të historisë me fjalët e veta
• Ndihmojini të gjejnë një zgjidhje
• Mos impononi zgjidhjet tuaja
• Kthejini ata në lojë dhe mos shfaqni zemërim

Është e rëndësishme të inkurajohet zgjidhja konstruktive e konflikteve tek fëmijët. Ata duhet të mësojnë se mund të luftojnë dhe të jenë ende miq.

Fëmijët nga konfliktet mund të mësojnë gjithashtu si të ngrihen për veten e tyre, të shprehin pozicionin e tyre, të debatojnë, të pranojnë argumentet e njerëzve të tjerë, si t’u japin të tjerëve të drejtën të mendojnë ndryshe dhe si ta rikthejnë marrëdhënien në ekuilibër.

“Gjesti ka qenë i martuar që para se të futej në BBV”/ Gazetarja bën deklaratën e fortë, ja si qëndron e vërteta

Marka e stilistit me famë botërore Philipp Plein sjell The Plein Hotel në Tiranë, ja struktura luksoze në qendër të kryeqytetit shqiptar

“Dyshoj se gruaja ime në këmbim të punës, shefit i ofroj edhe se*s, ja mesazhet që i gjeta”

A e dini se pse nuk duhet të veshim të njëjtat këpucë çdo ditë?

Karakteristikat e personave që rriten në familje me të ardhura të ulëta

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Fejohet këngëtari shqiptar, i bën partneres propozimin romantik buzë detit(FOTO)
Next Article Mozzik ‘thumbon’ Loredanën gjatë një koncerti: E bëra një herë ‘madam’, por pastaj për një kohë të shkurtër ‘lakmitare’

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

E lënduar nga Jozi, Loredana flet me lot në sy dhe me zemër të thyer për gjendjen në të cilën ndodhet
Të famshëm
June 17, 2025
Mbytet turistja në Durrës, dyshohet se pësoi atak kardiak kur u fut në det
Aktualitet
June 17, 2025
Zbardhet lista përfundimtare me mbi 1100 kredi të buta për shtëpi nga Bashkia Tiranë (lista e plotë)
Sociale
June 17, 2025
Trondit rrjetin Rezart Veleshnja: “Dy aktorët e Portokallisë, i kapa duke bërë seks”
Të famshëm
June 17, 2025

Lexo edhe:

Stil jetese

“Shoqja më e mirë e gruas na ndau, u lidha me të dhe ajo ҫfarë pashë në telefonin e saj..”

July 29, 2024
Stil jetese

Nga mbrojtja e syve te stimulimi i funksioneve të trurit, zbuloni vlerat e mëdha të gjetheve të manaferrave. Ja si t’i konsumoni

July 10, 2024
Stil jetese

Jeni në një lidhje të re? Hapat që duhet të ndërmerrni për marrëdhënie të suksesshme

July 6, 2024
Stil jetese

Do ta shihni kudo, njihuni me trendin më të ri të make up-it të kësaj vere!

July 6, 2024
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?