Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: KUJDES! Ky është rreziku serioz që u kanoset femrave që zgjohen shpesh në mes të natës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > KUJDES! Ky është rreziku serioz që u kanoset femrave që zgjohen shpesh në mes të natës
Shëndeti

KUJDES! Ky është rreziku serioz që u kanoset femrave që zgjohen shpesh në mes të natës

Last updated: April 17, 2023 16:49
3 Min Read
SHARE

Nëse zgjimi i shpeshtë gjatë natës është një dukuri e përditshme për ju, atëherë shanset tuaja për të vdekur para kohe nga sëmundje kardiovaskulare ose një shkak tjetër rriten, me gjasat edhe më të larta për gratë, sipas një studimi të ri.

Gjumi i ndërprerë mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm të jashtëm si zhurma, ndryshimi i temperaturës, por edhe nga faktorë fizikë si dhimbja apo apnea e gjumit. Studimi është publikuar në revistën European Heart Journal.

Për studimin e ri, studiuesit analizuan të dhënat nga gati 8,000 pjesëmarrës nga tre sondazhe që zgjasin mesatarisht 11 vjet. Rezultatet treguan se gratë që kishin zgjime të shpeshta për një periudhë më të gjatë kohore kishin gati dy herë më shumë rrezik të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare ose shkaqe të tjera në krahasim me gratë që kishin gjumë më të qëndrueshëm.

Lexo edhe:

Studimi: Ecja e shpejtë mund të ngadalësojë procesin biologjik të plakjes
4 arsyet pse i keni buzët e plasaritura sidomos gjatë dimrit
Ja cilat janë benefitet e çajit për këtë periudhë
Edhe një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

Ata burra, nga ana tjetër, të cilët kishin ndërprerë shpesh gjumin, kishin 25% më shumë gjasa për vdekje të hershme nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me ata që kishin një rutinë të vazhdueshme të gjumit.

Demo

Por si shpjegohet ky dallim mes femrave dhe meshkujve?

“Gratë dhe burrat kanë mekanizma të ndryshëm kompensues për t’u marrë me efektet e dëmshme të gjumit të paqëndrueshëm,” shpjegon autori i studimit Dominik Linz dhe profesori i asociuar i kardiologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Mastrihtit në Holandë.

Megjithatë, pse gjumi i shqetësuar mund të çojë në vdekje të hershme nuk është kuptuar plotësisht nga shkencëtarët dhe hulumtimi nuk ishte krijuar për të provuar një marrëdhënie shkak-pasojë. Por ka disa teori që nxjerrin në pah autorët e një artikulli shoqërues të studimit të ardhshëm.

“Shumë njerëz me cilësi të dobët të gjumit janë gjithashtu në rreziqe të tjera për sëmundjet e zemrës, duke përfshirë obezitetin, presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe sëmundjet e mushkërive,” tha autori i artikullit shoqërues Dr. Valentin Fuster, drejtor i Departamentit të Kardiologjisë në Spitalin Mount Sinai në Nju Jork.

Sigurisht, stresi nuk mund të mungonte në këtë listë, pasi mund të dëmtojë gjumin tonë të mirë dhe të krijojë probleme të ndryshme për shëndetin tonë: “Gjatë gjumit të shkurtër ose të ndërprerë, aktivizimi i sistemit nervor simpatik dhe inflamacioni mund të luajnë një rol të drejtpërdrejtë”.

Kur sistemi nervor simpatik aktivizohet, hormonet e stresit lëshohen në trupin tonë që rrisin rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, gjë që nëse ndodh shpesh, rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare gjatë jetës sonë

Hapat konkretë për një zemër të shëndetshme! Ja çfarë duhet të dini
Të stinës/ Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor!
Zbuloni mënyrat më të mira për të konsumuar brokolin
Ikni nga Shqipëria! Këtu, mjekët nuk të shërojnë, të poshtërojnë!
Zbuloni ushqimet më të mira, kundër simptomave të reumatizmit

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Shqiptari u kthye nga Gjermania, vrau nënën dhe i piu gjakun/ Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja horror
Next Article “Njerëz të rëndomtë, mediokër që diskutojnë në një lokal periferie…”, Arjan Konomi kritikoi ashpër Zhaklinën dhe Arbrin, opinionistit i ndodh e papritura (FOTO)

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Horoskopi javor: Stuhi kozmike dhe të papritura për këto shenja
Horoskopi
December 15, 2025
Sara Gjordeni dhe Bardhi na prezantojnë me shtëpinë e tyre të re
Vip home
December 15, 2025
Nuk është Jozi! Konfirmohen moderatorja dhe opinionistët e Big Brother Vip Fan Club
Tv Shows
December 15, 2025
Merrni masat, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat ditën e nesërme
Moti
December 15, 2025

Lexo edhe:

Shëndeti

Shëndeti mendor, sëmundja e heshtur e shoqërisë moderne

October 10, 2025
Shëndeti

Ja si gjumi rregullon nivelin e sheqerit në gjak

October 5, 2025
Shëndeti

Braçe: IQOS shkel brutalisht ligjin, po josh fëmijët me cigare elektronike, ky është krim i hapur!

October 4, 2025
Shëndeti

Tronditëse/ Prindërit të shqetësuar: Gati gjysma e fëmijëve probleme me frymëmarrjen pas përdorimit të cigareve elektronike

September 24, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?