Një video e shpërndarë në rrjet, ku çifti i njohur shfaqet me Ardit Gjebrean dhe familjen e tij, ndezi menjëherë thashethemet: A do të jenë ata prezantuesit e edicionit të ri të festivalit?
Në pamje, Luizi me humor thotë: “E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon.”
Por më pas ai sqaroi se gjithçka ishte thjesht një batutë dhe nuk ka asnjë plan konkret për t’u ngjitur në skenë si prezantues.
Megjithatë, fansat duket se nuk e përjashtojnë idenë për t’i parë sërish bashkë në një projekt televiziv.