Friday, June 9, 2023

|

Kate Middleton zbulon në mënyrën më të ëmbël sesi William gatuan për të

po lexohet

Të gjithë e dimë që dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është shumë e zonja në kuzhinë dhe gatuan shpesh për bashkëshortin dhe tre fëmijët, George, Charlotte dhe Louis. Gjithsesi, ajo që nuk dinim është se edhe princi William është i dhënë pas kuzhinës.

Ka qenë Kate ajo që ka treguar këtë veçori të mirë të William, vitin e shkuar, në një emision televiziv ku tha: “Ai gatuan ndonjëherë. Përgatit shumë mirë mëngjesin”.

Por, nëse keni menduar se e ka thënë vetëm për t’i bërë qejfin bashkëshortit, jani gabim. William gatuan vërtet dhe ky pasion ka qenë që në rini, kur përgatiste dreka e darka për Kate.

Këtë e ka zbuluar në intervistën e fundit, Kate, ku u pyet nëse William gatuan, dhe tha: “Kur ishim studentë, ai gatuante të gjitha vaktet. Mendoj se më shumë e bënte për të më rënë mua në sy”.

Sido që të ketë qenë, Kate duhet të ndihet krenare për bashkëshortin e saj, që kujdeset për të.

të fundit

“E kam zemrën shumë të dobët”/ Përse u përlot Romeo në dasmën e Elgit Dodës?

Sot në emisionin “Ftesë në 5” u transmetuan xhirime dhe intervista nga dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës...

të ngjashëm