“Ferma VIP” do të ndezë zyrtarisht motorët këtë të premte, me një rikthim të shumëpritur të Arbana Osmanit në moderimin e formateve të këtij kalibri.
Ndërkohë që rrjeti po zien për të zbuluar se cilët do të jenë personazhet e njohur që do të lënë luksin për të bashkëjetuar me kafshët dhe baltën, një tjetër kuriozitet i madh ka qenë edhe paneli i opinionistëve.
Produksioni ka zbuluar emrat e tyre, që nuk do jenë dy si zakonisht, por tre. Ata janë Ermal Mamaqi, Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani.

