Dashi – Do kuptoheni më së miri sot me atë që keni në krah dhe nuk pritet të ndodhin mosmarrëveshje në çift. Edhe ata që kanë pasur vështirësi më parë do të ndihen më mirë. Për beqarët priten romanca fantastike dhe emocionuese. Shfrytëzojeni sa të mundni ditën. Në planin financiar do t’i keni idetë shumë të qarta dhe nuk do të bëni asnjë gabim.
Demi – Ditë përgjithësisht e bukur dhe harmonike kjo e sotmja. Do ta ruani të fortë komunikimin në çift dhe nuk do të keni aspak probleme apo vështirësi. Beqarët gjithashtu do të kenë një ditë të favorshme, mjafton të duan të përfitojnë sa më shumë. Në planin financiar nuk do të ketë probleme. Askush nuk do të arrijë t’ju nxisë të shpenzoni shumë marramendëse.
Binjakët – Ka rrezik të bëni disa gabime sot në jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin të ketë luhatje. Kujdes! Beqarët, nga ana tjetër, do të ndihen të lumtur sepse më në fund do të dalin në takim me personin që kanë pëlqyer prej shumë kohësh. Në planin financiar do t’ju dalin disa vështirësi në mëngjes, por më pas situata do të fillojë të stabilizohet.
Gaforrja – Nëse përkujdeseni më shumë për atë që keni në krah, marrëdhënia mes jush do të bëhet edhe më harmonike sesa ka qenë. Shprehni pa dorashka çdo gjë që ndjeni. Beqarëve do t’ju ndryshojë shumë shpesh humori dhe nuk do të jenë gati për një lidhje. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe, edhe sikur situata të jetë e qëndrueshme.
Luani – Saturni do ta influencojë edhe sot jetën tuaj në çift. Nuk do të jeni më të stresuar, përkundrazi do të dashuroheni ashtu si do ta ndjeni. Vetëm disa beqarë do të mund të kenë takime, të tjerëve do t’ju duhet ende të presin edhe ca kohë. Në planin financiar duhet fillimisht të bëni një riorganizim të gjendjes dhe të shihni në çfarë situate jeni. Më pas mund të merrni edhe vendime.
Virgjëresha – Do të jeni edhe më sharmantë gjatë kësaj dite dhe partnerit as që do t’i shkojë në mendje të mendojë për dikë tjetër. Marrëdhënia mes jush do të jetë akoma më e ngrohtë. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të vendosin të dalin me dikë. Në planin financiar mund të keni disa vështirësi, kështu që mos ngurroni të kërkoni ndihmë nga specialistët apo miqtë.
Peshorja – Gjatë kësaj dite do të jeni të vendosur të merrni në dorë fatin e jetës suaj. Nuk do t’u besoni aspak të tjerëve dhe do të bëni vetëm ato që mendoni dhe ato që ndjeni. Beqarët edhe do të jenë në kërkim, por fatkeqësisht nuk kanë për ta gjetur as sot personin që kanë ëndërruar. Gjendja financiare nuk do të jetë aspak në situatën e dëshiruar. Kujdes me shpenzimet.
Akrepi – Asgjë dhe askush nuk do të mund të sjellë probleme në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do të merreni vesh më së miri me partnerin dhe do t’i besoni vetëm njëri-tjetrit. Beqarët do të kenë disa takime të mrekullueshme të cilat kanë për t’ua ndryshuar jetën njëherë e përgjithmonë. Në planin financiar nuk do të kenë probleme, megjithatë gjendja nuk do të jetë në kohën më të mirë për të kryer investime.
Shigjetari – Jeta juaj në çift nuk do të jetë aspak e qëndrueshme dhe herë pas here mund të ketë probleme serioze. Do të kërkoni gjatë gjithë kohës që të dalë e juaja dhe kjo do të jetë pika më e dobët. Beqarët do të ndihmohen mjaft nga planetët dhe do të mund ta gjejnë më në fund shpirtin e tyre binjak. Në planin financiar tregohuni sa më realistë që të mos keni vështirësi.
Bricjapi – Ditë e mbushur plot momente të lumtura kjo e sotmja. Do të ndiheni për mrekulli në krahët e partnerit tuaj dhe nuk do të doni për asnjë sekondë të ndaheni prej tij. Beqarët do të jenë kërkues dhe nuk do të kënaqen me takimet që do të realizojnë. Dijeni që persona perfektë nuk ka. Ditë shumë e vështirë kjo për sektorin e financave. Do t’ju duhet patjetër ndihma e familjarëve.
Ujori – Ka mundësi që klima për çiftet të jetë shumë e turbullt. Nuk do të merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe nuk do të hapni rrugë në asnjë moment. Debatet do të jenë shpesh të zjarrta. Beqarët do të kenë vetëm flirte dhe asgjë më shumë se aq. Fatmirësisht financat do të jenë të stabilizuara. Nuk do të shqetësoheni aspak kur të kryeni ndonjë shpenzim të domosdoshëm.
Peshqit – Dëgjojini këshillat që do t’ju japë partneri gjatë kësaj dite sepse përndryshe mund të keni probleme serioze. Ndonjëherë duhet edhe të toleroni dhe të pranoni sakrifica. Beqarët do ta bëjnë për vete personin që kanë ëndërruar aq shumë. Në planin financiar do të jeni impulsivë dhe nuk do të mendoni për pasojat që mund të sjellë e gjithë kjo. Kujdes!