Dashi
Marrëdhënia në çift nuk do ketë as problemin më të vogël gjatë kësaj dite. Do ja kaloni më së miri me atë që keni në krah dhe do përjetoni ndjesi të reja. Beqarët do lëvizin çdo gur në mënyrë që të arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do jenë më të mira se kurrë më parë. Do arrini t’i shlyeni të gjitha borxhet që keni pasur.
Demi
Do ndiheni shumë të lumtur gjatë kësaj dite në krahët e partnerit tuaj dhe do dëshironi që të mos ndaheni për asnjë moment prej tij. Beqarët do duan të qëndrojnë vetëm edhe sot, por një person në fakt do iu qëndrojë aq pranë saqë do ju bëjë të ndryshoni mendim. Financat do jenë të vështira për t’u mbajtur të qëndrueshme. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.
Binjakët
Do i qëndroni shume besnike parterit tuaj gjatë kësaj dite edhe pse në fakt tundimi do jetë i madh. Beqarët duhet të shkojnë patjetër tek festa që do organizojë kompania ku punojnë sepse mund të njihen më mire me disa persona. Në të kundërt nuk do ketë të reja. Financat jo vetëm që do jenë të qëndrueshme, por situata do vijë dita ditës duke u përmirësuar.
Gaforrja
Të dashuruarit do kalojnë një dite të mrekullueshme sot dhe të mbushur me emocione të veçanta. Ndonjëherë gjithçka do ju duket si një ëndërr. Beqarët do kenë disa takime interesante, por që do duhet edhe pak kohë para se të kalojnë në një tjetër stad. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Situata do ketë ndryshime rrënjësore nga disa ditë më parë.
Luani
Sot do filloni projekte të përbashkëta me partnerin tuaj të cilat do ju afrojnë edhe më tepër me njeri tjetrin. Nga ana tjetër do mund t’i zgjidhni me qetësi edhe ato probleme që keni pasur. Beqarët do fillojnë tashme një lidhje me një person që kane kohë që e njohin, por që nuk kanë guxuar të shkojnë më tej. Me financat duhet të vazhdoni të tregoheni shumë të matur.
Virgjëresha
Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Partneri do bëjë gjithçka që ju të ndiheni sa më mire dhe të mos ju mungojë asgjë. Beqarët do kenë ndryshime rrënjësore në mënyrë të papritur. Financat do ekuilibrohen mjaft dhe do keni mundësi të shlyeni borxhet e marra prej kohesh. Edhe për të shpenzuar nuk do keni më frikë.
Peshorja
Jeta në çift nuk do jetë aq e mirë sa ju e prisnit gjatë kësaj dite. Ai që keni në krah nuk do ua plotësojë dot të gjitha dëshirat prandaj herë pas herë mund të mërziteni. Mos kërkoni gjera të pamundura. Beqarët jo vetëm që do njohin persona interesantë, por do ju duhet të marrin edhe vendime. Financat do jenë në një gjendje paksa delikate. Kujdes me shpenzimet.
Akrepi
Dite shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në disa momente do debatoni ashpër me partnerin e në disa të tjera do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini. Beqarët nuk do arrijnë as sot të takojnë personin e tyre të ëndrrave. Për financat do jetë Saturni ai që do kujdeset gjithë kohës. Gjendja nuk do jetë aspak problematike.
Shigjetari
Do jeni shume konfuze sot në jetën tuaj në çift dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni më tej. Edhe partneri do jetë shumë i paqëndrueshmen në ato që do thotë. Beqarët ka rrezik të pëlqejnë një person që nuk është i lire dhe nuk do kenë asnjë mundësi për ta pasur pas vetes. Për financat nuk duhet te shqetësoheni aspak.
Bricjapi
Nëse keni nevoje që gjerat të bëhen me serioze sot në jetën tuaj në çift duhet që të flisni hapur me atë që keni në krah. Komunikimi mund të zgjidhe gjithçka. Beqarët nuk do jenë shumë të qartë për atë që duan të bëjnë me jetën e tyre dhe do i humbasin edhe disa mundësi të mira që do iu jepen për takime.
Ujori
Ata që janë në një lidhje do kalojnë një ditë të trishtuar sot. Ka shume mundësi që partneri t’i tradhtojë dhe ky do jete një zhgënjim i madh për ta. Beqaret duhet të tregohen edhe pak të duruar nëse duan vërtet te gjejnë personin që do ju përshtatet. Financat nuk duhet lënë për asnjë çast pas dore. Mundohuni të bëni një riorganizim të situatës.
Peshqit
Mos bëni gabimin të tregoheni autoritare gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sot sepse situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit. Beqarët do njohin një person mjaft serioz dhe inteligjent në të njëjtën kohe. Në fakt këto janë tiparet që ata pëlqejnë më së shumti. Financat do vazhdojnë të jenë të mbrojtura edhe gjate kësaj dite.
Horoskopi 25 tetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

