Përfaqësuesja e Shqipërisë, renditet në vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Skive.
Skiatorja e Tiranës, Lara Colturi ka arritur të renditet e dyta në Slalomin e “Gyrgl” të Austrisë, duke zhvilluar një nga garat me emocionuese të sezonit deri më tani, ku 18-vjeçarja kuq e zi ka hyrë për herë të parë në Podium duke u renditur e dyta pas Mikaela Shiffrin.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga gara e zhvilluar nga skiatorja shqiptare, ndërsa thekson se për herë të parë flamuri shqiptarë valëvitet në podiumin e një kampionati botëror të skish.
“Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, ka arritur një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në këtë gatë të rëndësishme sportive, dhe duke e ngritur për herë të parë flamurin shqiptar në podiumin e një kampionati botëror skish”,- shkruan Rama.
Ndalesa e radhës do të jetë në Killington pas 1 jave për Larën dhe për ekipin e saj, por për momentin duhen shijuar këto çaste për të gjithë me një krenari të madhe.