Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Greqia “kërcënon” Shqipërinë, Mitsotakis mesazh Ramës: Nuk e toleroj arrestimin e Belerit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Greqia “kërcënon” Shqipërinë, Mitsotakis mesazh Ramës: Nuk e toleroj arrestimin e Belerit
Aktualitet

Greqia “kërcënon” Shqipërinë, Mitsotakis mesazh Ramës: Nuk e toleroj arrestimin e Belerit

Last updated: May 15, 2023 09:31
6 Min Read
SHARE
Demo

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka kërcënuar sërish Shqipërinë, pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë dhe lënies së tij në burg nga gjykata e Vlorës dy ditë më parë, dosje e cila tashmë i kalon Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gjatë një intervistë ditën e djeshme, ai ka kërcënuar se arrestimi i tij do të ndikojë si në raportet mes dy vendeve, ashtu dhe në integrimin e Shqipërisë. Madje dhe ka kërcënuar se nuk i toleron të tilla akte. “Unë shkova si kryeministër para disa kohësh në Himarë dhe theksova se Greqia do të ndihmojë minoritetin etnik. Shqipëria duhet ta dijë se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, nuk do të toleroj qëndrime të tilla në kurriz të minoritetit tonë etnik”, theksoi ai. Po ashtu edhe më herët, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës, pas arrestimit të kandidatit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe vendimin e Gjykatës së Vlorës për ta lënë në burg. Gjatë një interviste Mitsotakis u shpreh se ky vendim do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe në kursin e vendit tonë për anëtarësimin e tij në BE. “Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ndodhi me Fredi Belerin. Unë shkova në Himarë, isha kryeministri i parë që vizitova rajonin dhe u zotova që Greqia do të mbetet gjithmonë një mbështetëse e pakicës kombëtare greke. Këtë ia kam bërë të qartë kryeministrit shqiptar. Shqipëria duhet ta dijë mirë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, do të ndikojë si në marrëdhëniet tona dypalëshe, ashtu edhe në rrugën e saj drejt BE-së. Unë nuk do të pranoj një sjellje të tillë ndaj pakicës, sidomos 48 orë para zgjedhjeve. Do të ketë një ndikim të rëndësishëm për marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në rrugën e saj drejt BE-së, të cilën kishim thënë se do ta mbështesim”, nënvizoi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Mediat greke sulmojnë Xhaçkën

Demo

Ndërkohë mediat greke vijojnë të shkruajnë dhe raportojnë për arrestimin e Fredi Belerit. Ajo që ka irrituar grekët është qëndrimi i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Kjo e fundit ju kundërpërgjigj Athinës Zyrtare, duke kërkuar që të respektojë drejtësinë shqiptare. Por për “Protothemën”, ministra shqiptare p provokon tension. “Menjëherë pasi Ministria e Jashtme greke foli për një vendim skandaloz, kreu i diplomacisë shqiptare bëri deklaratë të re që tensionon klimën. “ I bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk tregojnë respekt për institucionet e pavarura të vendit tonë”, është mesazhi i ri provokues i Olta Xhçakës”, shkruan gazeta greke.

Lexo edhe:

46-vjeçari dorëzon 2.8 milionë lekë të gjetura në Rinas
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
“Vetëm e preku KALIN”, dëshmojnë familjarët e KELI HOXHËS në Berat: Ja si AUTORI e goditi me thikë!

Çfarë ka ndodhur?

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri do të qëndrojë në burg. Ka qenë ky vendimi i dhënë këtë të shtunë nga Gjykata e Vlorës. Gjykata gjithashtu shpalli moskompetencën për gjykimin e çështjes. Sipas kompetencës së parashikuar në ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale në vendin tonë, hetimin e mëtejshëm ndaj kandidatit të koalicionit opozitar në Himarë, Fredi Beleri do ta zhvillojë SPAK, që ka autorizimin për hetimin e krimeve zgjedhore. Vetë Beleri ka kërkuar një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi sipas tij vuan nga diabeti. Beleri akuzohet për shit-blerjet votash, për zgjedhjet lokale që u mabjtën dje. Nga ana tjetër, Greqia vijon të turfullojë për arrestimin e Fredi Belerit. Kandidati i Metës dhe Berishës në Himarë u la në burg për blerje votash dhe dosja e tij u dërgua në Prokurorinë e Posaçme. Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë për krime zgjedhore, por kjo ka tërbuar grekët. Ministria e Jashtme greke ka reaguar dy ditë më parë në faqen e saj zyrtare në internet, ku e cilëson skandaloz arrestimin dhe mbajtjen në burg të tij. Madje ajo kërcënoi se ky akt do të ndikojë në raportet mes dy vendeve. “Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, njoftoi ministria greke.

Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pas 11 vitesh pretencën për mjekët
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 17-vjeçari
EMRI/ Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, vëllai i mitur gjen pa jetë 19-vjeçarin në dhomën e gjumit
Këshillon gjithë prindërit për rritjen e fëmijëve, por mjeku Edi Tushe tregon dramën e vet: Kam 22 vjet që nuk e shoh tim bir
Çfarë po ndodh? Deputeti i PD paraqitet në SPAK, ja si u shfaq para gazetarëve

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Mbështeti Luizin në BB VIP, Armina zbulon çfarë i tha Oltës sapo doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri
Next Article Publikohet rezultati përfundimtar, këto janë bashkitë e radhës të marra nga Partia Socialiste

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rozana Radi flet për eksperiencën në “Goca dhe Gra”, zbulon “xhelozitë”
Të famshëm
October 30, 2025
Lindja e katërnjakëve, mjeku Nderim Horeshka: Nëna nuk pranoi heqjen e bebeve
Të famshëm
October 30, 2025
Çfarë ndodhi? Ish-banorja e “Big Brother” përfundon në spital
Të famshëm
October 30, 2025
Energji dhe ndjeshmëri e lartë, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Horoskopi
October 30, 2025

Lexo edhe:

Ekonomi

1.8 miliardë lekë për stacionin në Tiranë, ja kur parashikohet të nisë lëvizja e trenave në vend

October 26, 2025
Politikë

“Ogerta, drejtimi i duhur për Tiranën”, Rama komenton kandidaturën e Flor Binajt

October 26, 2025
Sociale

Çifti i bashkëshortëve në Tiranë bekohet me katërnjakë

October 26, 2025
Politikë

Rama: Rinasi, do të jetë i pari aeroport në Europë ku s’do ketë kontroll pasaporte

October 26, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?