Tuesday, July 16, 2024

|

spot_img

Gjermania në prag të valës së dytë të Covid-19

po lexohet

Shkalla e përhapjes së koronavirusit në Gjermani është rritur në 1.79, duke cuar në një rritje të rasteve të reja dhe frikës së një vale të dytë.

Një raport nga Robert Koch Institut, organizata e për kontrollimin e sëmundjeve, zbuloi se niveli i parashikuar i riprodhimit të virusit, i njohur si R, pothuajse u dyfishua të premten. Është thelbësore që të gjtiha vendet në botë të mbajnë nivelet e R-së nën 1, në mënyrë që pandemia të vihet nën kontroll.

Niveli i R-së tregon se sa njerëz do të infektojë një pacient mesatar me Covid-19. Nëse niveli i R-së është 1.79 do të thotë se çdo 10 njerëz të infektuar do të infektojnë 18 të tjerë dhe shpërthimi i virusit do të vazhdojë të rritet.

Në Mbretërinë e Bashkuar niveli i R-së besohet të jetë midis 0.7 dhe 0.9.

Gjermania deri më tani është mburrur për mbajtjen nën kontroll të shpejtë të epidemisë së Covid-19, por këtë javë më shumë se 1000 punonjës në një thertore u infektuan.

Instituti Robert Koch (RKI) i atribuoi rritjen e nivelit të R-së një sërë shpërthimesh lokale. Zyrtarët në rajonin e Rhein-Ëestfalis thanë se po përballen me shpërthime në qendrat logjistike, qendrat e refugjatëve, komunitetet e kishave dhe partitë pas familjes.

të fundit

Rike Roçi në pritje të ëmbël? Ish-banorja e BBV flet për herë të parë pas lajmeve

Pak ditë më parë në media qarkulluan lajme që ngrinin dyshime se Rike Roçi ishte në pritje të ëmbël. Këtë...

të ngjashëm