Friday, June 2, 2023

|

Fundjava me vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët, pritet dhe reshje dëbore

po lexohet

Dita e shtunë (sot) parashikohet të jetë me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jugperëndim hera-herës me intensitet deri mesatar.  Në veri në lartësinë mbi 1000 metra reshje në formën e dëborës.

Era nga kuadrati  i jugut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare jugore fiton shpejtësi deri në 12m/s, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Dita e diel do ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale me diell. Reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore. Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e cila hera-herës përgjatë zonave luginore (kryesisht në veri) dhe përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15-18m/s.

130739446_1076548446117827_579525307134668236_o.jpg
130925102_1076548492784489_2666323651827324344_o.jpg

të fundit

Keni plane për fundjavën? Meterologia Lajda Porja zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Fundjava pritet që të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që vija bregdetare të jetë në mbizotërimin e...

të ngjashëm