Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Fundi i çiftit Mbretëror? Elia Zaharia mori vajzën dhe u largua nga banesa ku jetonte me Princ Lekën, si i fshehën përplasjet
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Fundi i çiftit Mbretëror? Elia Zaharia mori vajzën dhe u largua nga banesa ku jetonte me Princ Lekën, si i fshehën përplasjet
Të famshëm

Fundi i çiftit Mbretëror? Elia Zaharia mori vajzën dhe u largua nga banesa ku jetonte me Princ Lekën, si i fshehën përplasjet

Last updated: December 23, 2023 21:02
5 Min Read
SHARE

Prej javësh po përflitej për një ndarje mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës. Çifti, i cili cilësohej ndër më jetëgjatët, duket se i ka dhënë fund martesës së tyre. Mësohet se Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë nisur procedurat e divorcit zyrtarisht.

Për vajzën e tyre Geraldina, do të vijojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë.

Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cënohet dhe mos e ndjejë aspak divorcin e prindërve të saj. Por divorci nuk do të privojë Elia Zaharian nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.

Lexo edhe:

Ishin nisur për punë, aksidentohen dy ish-banorët e Big Brother VIP 3
Arrestimi i Meriton Mjekiqit, policia jep detaje
Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito zbulon
Një tjetër “Vip” në telashe me drejtësinë/ Gjykata lëshon urdhër arrest për ish banorin e BBV

Nga ato që kemi mundur të mësojmë është se problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës të këtij viti. Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve.

Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.

Dyshja ka nisur problemet e para rreth 6 muaj më parë dhe ka vendosur që gjithçka ta mbajë sa më diskret, duke preferuar që mos të përfshijë në këtë konflikt të tyren familjarë apo miqtë.

Shumë nga miqtë e Elias, nuk e dinin për këtë histori që po shkonte drejt një ndarjeje. Edhe sot, që dyshja pritet ti japë fund martesës ligjërisht, prapë miqtë e afërt të tyre pak dinë rreth arsyeve që i çuan drejt divorcit.

Ndërkohë Elia nuk jeton më në shtëpinë e Lekës, ku prej shumë vitesh kanë jetuar së bashku. Ishte thuajse e pashmangshme që teksa kaloje në rrugën e Pedonales, mos të ndesheshe me vogëlushen Geraldinë, nën shoqërinë e dy gjyshërve të saj.

Por prej disa javësh tashmë, Geraldina nuk është më në shtëpinë e babait të saj, ku herë pas here rikthehet për të qëndruar edhe me Princ Lekën.

Sa i përket Lekës, ai ka vendosur që mos të reagojë deri më tani, duke vijuar me detyrat e tij, pa përmendur për asnjë moment divorcin me bashkëshorten e tij.

Megjithatë, duket se gjithçka do të bëhet me marrëveshje. Ku ndonëse çifti është ndarë pas disa konfliktesh të vazhdueshme, kanë vendosur që tani e tutje të kenë një raport të mirë si prindër të Geraldinës dhe ndarja mes tyre të bëhet në mënyrë paqësore, si një familjeje mbretërore i ka hije.

Elia dhe Leka janë treguar gjithmonë diskret sa i përket detajeve të historisë së tyre të dashurisë 15 vjeçare, duke folur shumë rrallë.

Por ka qenë i vëllai i Elias, Amos që ka zbuluar kohë më parë, disa detaje nga takimi i tyre. Aktori rrëfeu takimin e parë të motrës së tij me Princ Lekën, ku theksoi se që në momentin e parë ka vënë re një tërheqje mes tyre ndërsa nuk i kurseu as batutat.

“Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka patur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi që unë nuk di ta shpjegoj, por është një shikim ku shihen dy njerëz që tërhiqen me njëri-tjetrin dhe kjo ishte ajo që ndodhi.

Dhe unë duke i parë dhe duke u larguar avash avash, se po i lija terrenin hapur Elias dhe… bëj shaka patjetër. Por është një gjë që lindi aty për aty”, u shpreh aktori. Leka II kurorëzoi dashurinë me Elia Zaharinë në një ceremoni luksoze.

Dy të rinjtë u fejuan në Paris në vitin 2010, por nisën të planifikonin ditën e madhe vetëm pak muaj para ceremonisë. Në dasmë morën pjesë rreth 20 familje mbretërore nga e gjitha bota, përfshirë dhe Princin Michael të Kentit – kushëririn e parë të Mbretëreshës së Britanisë, Elisabeta II.

Princesha Lea e Belgjikës dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës gjithashtu ishin të pranishme në ceremoninë e organizuar në Tiranë. Nga kjo martesë ato janë bërë prindër të Geraldinës, e cila ka trashëguar emrin e Mbretëreshës shqiptare.

Është takuar dhe do të ketë një bashkëpunim me Gjestin? Joz Marku jep pergjigjen e papritur
Kiara tregon çfarë i thotë Luizi për veshjet e saj në skenë
Krisje përfundimtare mes Eglit dhe Gjestit? Ja detaji që ngjalli dyshime për një ribashkim mes tyre
Loredana e shkuar tashmë! Joz Marku konfirmon lidhjen e re të dashurisë. Çfarë ndodhi me unazën e dasmës
Iu zbulua lidhja jashtëmartesore me CEO-n, Cabot e martuar me djalin e një prej familjeve më të pasura të Bostonit

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Eliminimi e Ergys Dashit me 20 plumba, Xhoana trondit me rrëfimin e saj: Isha shtatzënë, më sollën foton e tij të shtrirë përmbys
Next Article “Me Luizin nuk flas!”- Nga eksperienca në BBV, tek raporti me ish-banorin, rrëfehet Armaldo Kllogjeri

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

7 mijë hapa në ditë mjaftojnë për të mbrojtur trurin dhe zemrën
Shëndeti
July 26, 2025
Detajet tronditëse/ Çlirim Dogani në lidhje intime me vajzën e Anesti Ramës! 55-vjeçari i martuar, 26-vjeçarja e fejuar 3 herë!
Aktualitet
July 26, 2025
“Ah, biri im…”/ Parashqevi Simaku ndan foton e rrallë me djalin e saj
Uncategorized
July 26, 2025
Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi
July 26, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Çfarë po ndodh mes Eglit dhe Gjesti-t? Ky detaj i vë vulën raportit mes tyre

July 23, 2025
Të famshëm

Ish-banorja e ‘Big Brother’ bëhet nënë për herë të parë (Foto)

July 22, 2025
Të famshëm

“Një kapitull i ri nisi me Daskan”/ Dafina Zeqiri rrëfen për herë të parë ndjesitë pas ardhjes në jetë të djalit

July 22, 2025
Tv Shows

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

July 20, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?