Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Evropën e pret kaosi total, ja çfarë do të ndodhë nëse Lukashenko vdes, zbardhet plani i opozitës për kryengritje në Bjellorusi
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Evropën e pret kaosi total, ja çfarë do të ndodhë nëse Lukashenko vdes, zbardhet plani i opozitës për kryengritje në Bjellorusi
Botë

Evropën e pret kaosi total, ja çfarë do të ndodhë nëse Lukashenko vdes, zbardhet plani i opozitës për kryengritje në Bjellorusi

Last updated: May 17, 2023 10:34
5 Min Read
SHARE

Thashethemet për problemet shëndetësore të presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko duket se kanë shqetësuar jo vetëm vendin e tij, por gjithë Evropën. Gjithçka filloi me paraqitjen e tij në festën e Ditës së Fitores në Moskë më 9 maj, ku u vu re një fashë në dorën e djathtë të despotit. Lukashenko mungoi në një pjesë të ceremonisë në Sheshin e Kuq dhe nuk vendosi kurorë me lule në Varrin e Heroit të Panjohur. Deri këtë të hënë, Lukashenko nuk u pa në publik për pothuajse një javë, ndërsa të dielën ai mungoi edhe në ceremoninë vjetore ku të rinjtë betohen për besnikëri ndaj flamurit bjellorus. Mediat opozitare raportuan se Lukashenko vizitoi një klinikë në Minsk këtë fundjavë. Ndaj, aludimet kanë shtyrë opozitën demokratike të fillojë punën për planet për një ndryshim potencialisht të shpejtë dhe kaotik të pushtetit në Minsk.

Plani i opozitës

Nga samiti i demokracisë në Kopenhagë, udhëheqësja pro-demokratike bjelloruse Svjetlana Tihanovska tha për Newsweek se gjendja e Lukashenkos nuk konsiderohet kërcënuese për jetën, por se pasiguria për shëndetin e tij po rrit me shpejtësi perspektivën e kaosit politik në Bjellorusi. Sipas saj, aleatët e tij në Rusi në radhë të parë do të përpiqen të përfitojnë nga trazirat, kështu që nuk sheh arsye pse edhe “armiqtë” e diktatorit jashtë vendit të mos përgatiten për një skenar të tillë, raporton Slobodna Dalmacija.”Gjithçka tregon se ka nevojë për një reagim shumë të shpejtë në rast se diçka ndodh,” tha Tihanovska, duke aluduar për humbjen e papritur të pushtetit të Lukashenkos, për shkak të vdekjes, gjendjes shëndetësore, një grusht shteti ose dorëzimit vullnetar. Megjithatë, strukturat qeveritare do të “pushtohen” nga kaosi i papritur dhe i paparashikueshëm. Rusia sigurisht që do të dëshirojë të ndërhyjë në proces dhe opozita bjelloruse duhet të ketë një plan të gatshëm se si të veprojë në këto rrethana. Nëse vjen një mundësi, paralajmëron liderja e opozitës, që ndodhet jashtë vendit, koha do të jetë vendimtare.

Lexo edhe:

Tjetër incident ajror, avioni i “Ryanair” nga Londra përplaset me rrethimin dhe dëmton krahun
Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba
“Kjo është surpriza” — Irani përdor për herë të parë në luftime raketën “Sajjil” ndaj Izraelit
Arma speciale amerikane, e vetmja që depërton në impiantet nëntokësore iraniane

30 vjet qeverisje

Alexandër Lukashenko ka qeverisur Bjellorusinë me një dorë të hekurt për gati 30 vjet. Ai është konsideruar si një përfaqësues i paligjshëm i një vendi demokratik që nga viti 2000, kur misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve regjistruan për herë të parë falsifikimin flagrant të procesit të votimit dhe dhunën politike në Minsk. Që atëherë BE, SHBA dhe Britania e Madhe kanë patur vërejtje për të, por kjo nuk e ka shqetësuar. Ai e ka quajtur veten publikisht “diktatori i fundit” në Evropë. Gjatë gjithë periudhës së despotizmit të tij, ai ishte kryesisht një peng besnik rus dhe trashëgoi shtypjen e mirëfilltë staliniste të kundërshtarëve politikë dhe kritikëve më të dukshëm, medias së lirë. Ai futi qindra gazetarë në burgje, dëboi mijëra prej tyre përtej kufijve të Bjellorusisë dhe nuk ngurroi të përgjonte aeroplanët ndërkombëtarë për të kapur kundërshtarët. Dhjetëra gazetarë dhe politikanë të opozitës janë zhdukur pa lënë gjurmë në Bjellorusinë e Lukashenkos.

Ndërhyrja e Rusisë

Kur një burg kaq i gjatë dhe një regjim totalitar rrëzohet brenda natës, me vdekjen e kreut të burgut të vendit, kaosi dhe ngjarjet e përgjakshme në grusht shteti të mundshëm janë më se të mundshme. Sidomos në kuadrin e synimeve përfundimtare të aleatit kryesor të Lukashenkos, Putinit, të cilit diktatori bjellorus i bëri dhuratë për ditëlindjen e tij të fundit një traktor, duke treguar edhe një here se ai është shërbëtor i Kremlinit, siç raporton Slobodna Dalmacija. Nëse Lukashenko është vërtet i sëmurë rëndë, Rusia mund ta ketë të vështirë të mbajë Bjellorusinë në orbitën e saj gjeopolitike.  Madje, nuk ka trupa të mjaftueshme për t’u vendosur në Bjellorusi në rast të një kryengritjeje të mundshme atje. Përveç kësaj, në rrethanat aktuale, aneksimi i Bjellorusisë nga Rusia është jashtë tavolinës. Megjithatë, në këtë pikë, mbetet mjaft e pasigurt nëse opozita ka kapacitetin për të shfrytëzuar momentin dhe për të përmbysur regjimin. Por pa Lukashenkon, është e sigurt se trazirat e brendshme politike në ish-republikën sovjetike do të shpërthejnë kudo.

Zbulohet arsyeja tronditëse për rrëzimin e avionit në Indi

Pamje të reja/ Njerëzit hidhen nga dritaret pas përplasjes së avionit në Indi (Video)

E FRIKSHME/ TV iranian publikon pamjet e dorës që përkëdhel “bombën bërthamore” dhe dërgon mesazhin: Ndoshta…

E paimagjinueshme: Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e Boeing-ut të Air India

Avionë misteriozë të padukshëm në bazë sekrete, ja çfarë fshihet pa lëvizjes së çuditshme të Kinës

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “E tmerrshme, oh sa keq po më vjen”, Ermiona reagon pas ngjarjes së fundit të Luizit
Next Article Harta “rozë” e Shqipërisë, ‘shpërthen’ këngëtari i njohur: Më shumë opozitë kishte në diktaturë, se sot në demokraci

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

IQOS po helmon të rinjtë me reklamë të ndaluar – dhe shteti po bën sehir
Aktualitet
June 21, 2025
Burri gjen ish-gruan dhe vajzën 15 vjeçe në shoqërinë e dy personave, plas sherri në mes të rrugës
Aktualitet
June 21, 2025
Vendimi i qeverisë, rritje page dhe ndryshime në strukturën e administratës! Kush përfiton
Aktualitet
June 21, 2025
Finalja e madhe! Ja kush u shpall fituesi i Ferma VIP 2
Tv Shows
June 21, 2025

Lexo edhe:

Botë

Eksperti i fluturimeve ndan teorinë shqetësuese të përplasjes së Air India

June 15, 2025
Botë

49 aksidente ajrore këtë vit, ekspertët ngrejnë alarmin: Ja pse po ndodhin!

June 14, 2025
Botë

Çfarë është “FLAMURI i HAKMARRJES” dhe pse u ngrit në Iran pas SULMIT të Izraelit!

June 14, 2025
Botë

VIDEO / Influencerja kap “live” sulmin me raketa në Tel Aviv por ngatërrohet: Uau shikoni fishekzjarre!

June 13, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?