Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, arrestohet autori kryesor i ngjarjes, ja si përfundoi në prangat e RENEA-s i shumëkërkuari Zaja
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, arrestohet autori kryesor i ngjarjes, ja si përfundoi në prangat e RENEA-s i shumëkërkuari Zaja
Aktualitet

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, arrestohet autori kryesor i ngjarjes, ja si përfundoi në prangat e RENEA-s i shumëkërkuari Zaja

Last updated: March 22, 2021 06:36
4 Min Read
SHARE

Pas një muaji arrati më në fund autoritetet policore kanë bërë dje të mundur arrestimin e autorit kryesor për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit në Fier, ngjarje e ndodhur në 1 shkurt. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale Albert Zaja, i cili dyshohet të jetë autori që ka kryer vrasjen, ndërsa arrestimi i tij është bërë në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, nga operacioni i koduar “Nikla”, i drejtuar nga RENEA. Policia dha detaje se në momentin që 37-vjeçari ka pikasur mbërritjen në banesën e tij të forcave të posaçme RENEA, ka tentuar të largohet duke fshehur në baltë një armë zjarri pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Megjithatë, përpjekja e tij për t’u arratisur sërish dështoi, pasi pas pak minutash ai ra në prangat e policisë speciale. “Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendndodhjen e një prej autorëve të vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”. Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albert Zaja”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Demo

Të dyshuar si bashkëpunëtorë të 37-vjeçarit Albert Zaja, në këtë vrasje janë personat e identifikuar me iniciale E. T., 29 vjeç, E. Xh., 27 vjeç, dhe S. (Alias) R. C., 39 vjeç, të cilët janë ende në kërkim nga policia. Burime të tjera tregojnë se 4 të rinjtë, dyshohet se janë një grup vrasësish me pagesë, të cilët e kanë ndjekur viktimën për afro 2 muaj në lëvizjet e tij, deri në ekzekutimin final. Ndërsa, ndaj 4 personave, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe:

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur Naun Shundi
U pa në tunelin e Elbasanit, Sali Berisha zbulon se ku u torturua ish-numri dy i AKSHI-t, Daniel Shima (PRETENDIMI)
Zbulohet data kur Edi Rama do të prezantojë qeverinë e re
“Credins Bank, 700 lekë komision për tërheqjen e parave të tua” denoncimi i Qendrës Alert

Atentati

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 1 shkurtit rreth orës 10:30 në fshatin Sheq të Fierit, teksa 42-vjeçari Shkëlzen Kastrati ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” në momentin që është qëlluar me armë zjarri nga autorët të cilët ishin duke e ndjekur me një mjet tip “Range Rover”. Kastrati është qëlluar me dy plumba, njëri plumb mësohet ta ketë goditur direkt në kokë, plumbi i dytë i ka përshkuar krahun, ndërsa trupi mësohet të ketë qëndruar brenda në makinë për gati 1 orë.

Autorët pas atentatit, i cili nga lëvizjet mesa duket ka qenë i planifikuar dhe mirëmenduar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pak pas ngjarjes, pak metra larg, konkretisht tek vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës” është gjetur i djegur mjeti me të cilën kryen vrasjen, i cili rezulton i vjedhur në Greqi ku brenda është gjetur edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur për vrasjen. Ndër të tjera mësohet se makina ku u ekzekutua 42-vjeçari ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty. Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është hakmarrja pasi 42-vjeçari rezulton me precedent penal, por ende nuk ka një informacion të sigurt pasi ngjarja është duke u hetuar. Po ashtu ka dyshime se ekzekutimi i Kastratit, dyshohet se është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte vëllai i viktimës, K. Kastrati. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një person nga Patosi.

Zjarri në restorantin e dasmave në Lezhë, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike në kuzhinë
Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj
Kursi i këmbimit 27 gusht 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari
Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse, gëzhoja plumbash pranë banesës
Një rastësi e trishtë që lidh vdekjen e Artur Zhejit me Artan Lamen
TAGGED:Shkëlzen Kastrati

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Këta njerëz nuk e dinë se kë kam unë mbrapa”, Shqipja rrëfen për herë të parë çfarë i ndodhi pasi publikoi foton e Teas dhe Beartit
Next Article Reshje shiu e dëbore, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

A do të jetë Ledion Liço moderator i Big Brother Vip Albania këtë sezon?
Tv Shows
August 28, 2025
Ledri Vula në një lidhje me motrën e reperit të njohur? Ky detaj vulos gjithçka
Të famshëm
August 28, 2025
Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri
Shëndeti
August 28, 2025
Parashikimi i motit 28 gusht 2025. Si do të ndryshojnë temperaturat
Moti
August 28, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

Kë po paralajmëron? Veliaj tjetër mesazh të koduar nga burgu: Kur të flas unë, ti do jesh lajm i fundit!

August 25, 2025
Aktualitet

‘Mos ikni, kam parë një ëndërr të keqe’/ Paralajmërimi i gjyshes që nuk u ‘dëgjua’

August 25, 2025
Aktualitet

DETAJI PREKËS/ Dy motrat që përplasi për vdekje 23-vjeçari i dehur, po shkonin në spitalin e Sarandës, te vëllai 10 vjeçar me leuçemi

August 25, 2025
Aktualitet

Drejtonte makinën i dehur, kush është i riu që u përplas me dy motrat që humbën jetën në Sarandë, punonjës në Ministrinë e Brendshme(FOTO)

August 25, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?