Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Ekzekutimi i Erigers Mihasit në Astir! Kush është “Bella”, studentja nga Lushnja e përdorur si karrem nga atentatorët?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekzekutimi i Erigers Mihasit në Astir! Kush është “Bella”, studentja nga Lushnja e përdorur si karrem nga atentatorët?
Aktualitet

Ekzekutimi i Erigers Mihasit në Astir! Kush është “Bella”, studentja nga Lushnja e përdorur si karrem nga atentatorët?

Last updated: November 19, 2021 18:43
4 Min Read
SHARE
Banner

Një vajzë 20-vjeçare nga Lushnja, dyshohet të ketë shërbyer si personi “karrem”, që ka ndihmuar autorët për t’ju afruar dhe më pas ekzekutuar, Erigers Mihasit dhe shokun e tij, Armand Dumanin, ngjarje kjo e ndodhur në 13 nëntor në zonën e “Astirit”.

Vajza me inicialet B.Sh, studente e arkitekturës në Tiranë, që nga rrethi shoqëror thirret shkurt “Bella”, kishte vetëm 5 ditë që ishte njohur me Erigers Mihasin. Njohja është bërë në telefon, nëpërmjet aplikacioneve sociale, para se Mihasi të largohej nga Shqipëria në drejtim të Parisit në Francë.

Edhe pse Mihasi ka ikur jashtë shtetit, policia ka konfirmuar se komunikimi mes tyre ka vijuar përmes aplikacioneve të telefonit. Mihasi nga Franca është larguar në Gjermani dhe nga ky shtet, ka mbërritur në Shqipëri, dy ditë para vrasjes në “Astir”.

Lexo edhe:

Protestuesit kapin mat Taulant Ballën në kafe, vjen veprimi i beftë i tij! Dalin pamjet
Zegjine Çaushi reagon pas denoncimit të 34-vjeçares ndaj dajës së saj
Një burrë blinte të njëjtin buzëkuq çdo të premte: Punonjësja u përlot kur mësoi historinë
‘Premium Beach Hotel’ në Golem servir djath me baktere për turistët, AKU zbarkon në hotel pas helmimit

Për mbërritjen e tij në Tiranë, ka pasur informacion dhe “Bella”, 20-vjeçarja që kishte krijuar me të një lidhje intime virtuale. “Bella” është takuar me Mihasin, pikërisht disa orë para se ai të vritej. Ka shumë dyshime se vajza studente, mund të ketë bashkëpunuar me anëtarët e grupit kriminal, me qëllim për t’i marrë informacion Mihasit rreth vendndodhjes së tij, shkruan Ora.

Këto informacione më pas dyshohet se ja ka kaluar anëtarëve të grupit. Këto dyshime, se vajza mund të ketë qenë “karremi” në këtë ngjarje, ngrihen edhe për faktin se Erigers Mihasi dhe Armand Dumani, janë sulmuar me armë sapo “Bella” ka zbritur nga “Audi A8”.

Pas ngjarjes vajza është shoqëruar në polici, ku është marrë gjatë në pyetje. Ndërsa, ka treguar se lidhja e saj me Mihasin, ka qenë vetëm për pak ditë. “Bella” u ka treguar policisë se kishte zbritur nga makina pasi do takonte shoqet e saj në zonën e “Komunës e Parisit” dhe me to do pinte kafe.

Ajo kishte rënë dakord me Mihasin që ai të bënte pak xhiro në Tiranë, dhe më pas të vinte ta merrte sërish me makinë, për të ikur së bashku diku tjetër. Mihasi është larguar së bashku me Armando Dumanin në drejtim të Politeknikut, ku aty ishte ndaluar për pak çaste nga një patrullë e policisë rrugore.

Pasi janë lënë të lirë të shkojnë, Mihasi dhe Dumani, kanë shkuar sërish tek lokali me qëllim për të marrë “Bellën”, por ajo i ka shkruar në telefon se do qëndronte dhe pak me shoqet dhe më pas do vinte tek ai.

Mihasi, i ka dërguar në emoji një trëndafil dhe mandej ka vijuar të zbresë rrugën nga “Komuna e Parisit”, drejt dy rrathëve tek “Astiri”. Pikërisht në këtë zonë është sulmuar me armë nga një distancë shumë e afërt, duke çuar në ekzekutimin e dy personave që ndodheshin brenda në makinë.

Ndërsa automjeti me të cilin lëvizte Mihasi, “AudiA8”, ishte marrë prej tij tek kompania e makinave, “AutoSelvia”. Për policinë dhe Prokurorinë e Tiranës, të gjitha dyshimet çojnë në konfliktet mes grupit të Mihasit dhe grupit kundërshtar që drejtohet në Tiranë nga klani “Duka”.

Mihasi dyshohej se ishte përfshirë në plagosjen e dy vëllezërve Hamajezi, në zonën e “Kinostudios” dhe grabitjen me dhunë të dy prindërve të Elton Çiços në Tepelenë. Mihasi, ishte lidhje shoqërore e Santiago Malkos, të vrarë në zonën e ish-Porcelanit.

PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
Daja i Zegjine Çaushit shpallet në kërkim, bën veprimin e rëndë ndaj ish-vjehrrit
“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore
TAGGED:Erigers Mihasi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Stresi pëson aksident të rëndë, akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij!”/ Reperi reagon pas videos që bëri xhiron e rrjetit (PAMJET)
Next Article Sali Berisha paralajmëron zhvillime të forta ditët në vijim

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa shkojnë temperaturat!
Moti
September 16, 2026
Horoskopi 16 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 16, 2026
Pas arestimit të bujshëm, Joz Marku kërkon ndjesë dhe rikthehet me një mesazh
Të famshëm
September 15, 2026
Selin Bollati zbulon se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e fituara nga BBVA!
Të famshëm
September 15, 2026

Lexo edhe:

Sociale

“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri

September 12, 2026
Ekonomi

Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?

September 12, 2026
Ekonomi

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026

September 12, 2026
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

September 11, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?