Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Dy deputetë të Partisë Socialiste nuk do të jenë më në legjislaturën e shtatorit, ja si do t’iu hiqet mandati…
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Dy deputetë të Partisë Socialiste nuk do të jenë më në legjislaturën e shtatorit, ja si do t’iu hiqet mandati…
Politikë

Dy deputetë të Partisë Socialiste nuk do të jenë më në legjislaturën e shtatorit, ja si do t’iu hiqet mandati…

Last updated: June 11, 2025 10:48
5 Min Read
SHARE

Plasin skenarët për shkarkime, hetime dhe përmbysje mandatesh në kampin e Partisë Socialiste. Vetëm pak javë pas zgjedhjeve të 11 majit, një valë dyshimesh dhe akuzash të forta po përfshijnë disa nga deputetët më të votuar të mazhorancës. Kandidati i PD për zgjedhjet e 11 majit Aulon Kalaja ka hedhur benzinë mbi zjarrin e krizës elektorale, duke deklaruar publikisht se dy deputetë të rinj të PS-së nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit në shtator, pasi sipas tij kanë përfituar mandate përmes ndihmës direkte nga krimi i organizuar. “Dy deputetë të Partisë Socialiste nuk do jenë më në legjislaturën e shtatorit nga këta të rinjtë që u zgjodhën tani.

Këta po i bëjnë makiazh Edi Ramës. E lënë Edi Ramën të fitojë zgjedhjet pastaj i zëvendësojnë dy deputetë që kanë lidhje me krimin, i fusin dy deputetë të tjerë. Ata do rrëzohen sepse janë ndihmuar nga krimi i organizuar”, tha Kalaja në një studio televizive. Sipas tij, këto mandate janë të njollosura dhe nuk përfaqësojnë vullnetin real të votuesve, por janë rezultat i trukimeve zgjedhore dhe ndikimit kriminal. Kalaja shpreh shqetësimin se në këtë skemë janë përfshirë persona që nuk kanë asnjë kontribut publik dhe që janë katapultuar në Parlament me rezultate të pabesueshme. “Ke mandate me flamur të kuq. Njerëz pa kontribut publik, njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhje me realitetin as me votën, marrin më shumë vota se Edi Rama, apo jo? Njerëz që zgjedhjet e kaluara kanë marrë 2.500 vota, tani marrin mbi 21.000 vota”, theksoi Kalaja.

Hetimet e SPAK

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndodhet në një fazë të avancuar të hetimeve për 39 dosje të nxehta që lidhen me krimet zgjedhore të ndodhura përpara dhe gjatë procesit të votimit për zgjedhjet të 11 majit. Burime bëjnë me dije se këto dosje përmbajnë dëshmi dhe dokumente komprometuese që implikojnë figura të rëndësishme të politikës shqiptare, përfshirë emra të njohur në nivel lokal dhe kombëtar, të dyshuar për përfshirje në manipulime elektorale dhe bashkëpunim me grupe kriminale të strukturuara. Në total janë administruar 156 materiale në lidhje me krimet zgjedhore.

Prej tyre, 39 janë regjistruar si procedime penale dhe po hetohen nga prokurorë të posaçëm. Këto çështje përfshijnë një sërë veprash penale, që nga blerja e votës dhe kanosja e zgjedhësve, deri te përdorimi i të dhënave personale në mënyrë të paligjshme dhe keqpërdorimi i administratës publike për qëllime elektorale. SPAK ka vendosur të mos fillojë hetime për 25 kallëzime, pasi në këto raste nuk janë identifikuar elementë të mjaftueshëm për të nisur një procedim penal. Ndërkohë, 24 materiale janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore, për shkak të natyrës lokale të veprave ose për përfshirjen e individëve jashtë juridiksionit të SPAK-ut.

Një material është bashkuar me një dosje ekzistuese, ndërsa 17 raste janë dërguar për verifikim në drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit, me qëllim mbledhjen e informacionit shtesë apo kryerjen e veprimeve të para hetimore. Materialet e mbetura ndodhen ende në fazë verifikimi fillestar. Sipas burimeve një pjesë e konsiderueshme e këtyre çështjeve lidhet me përfshirjen e kandidatëve në aktivitete të paligjshme për të siguruar mbështetje elektorale. Dëshmitë e marra deri më tani flasin për një skemë të sofistikuar ku janë përfshirë aktorë të politikës dhe elementë të botës së krimit, që kanë vepruar në bashkëpunim për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve. Dokumente të siguruara nga SPAK tregojnë për raste të organizuara të blerjes së votës në këmbim të favoreve ekonomike, apo dhe punësimeve në administratën publike. Në disa raste, janë evidentuar fakte që tregojnë për përfshirjen e personave me precedentë penalë si ndërmjetësues ose “garantues” të votës në zona të caktuara, sidomos në qarqe ku rezultati i zgjedhjeve ka qenë i diskutueshëm.

Dha dorëheqjen si kryebashkiaku i Vlorës, zbardhet mesazhi i Ermal Dredhës
Lista që po qarkullon në rrjet, zbulohen emrat e kabinetit të ri “Rama 4”
A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama
Rama merr vendimin, bën ndryshime në qeveri! Kush ikën
Zbulohet data kur Edi Rama do të prezantojë qeverinë e re
TAGGED:deputetepolitikespak

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori i njohur Leka Bungo
Next Article Unioni i Gjyqtarëve kërkoi rritjen e pagave me 700 euro, reagon ashpër Edi Rama: E padëgjuar…

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Babai që humbi dy vajzat në aksident zbulon detaje rrëqethëse: “Më kërkuan një darkë me zë të dridhur…”
Aktualitet
September 14, 2025
U akuzua për abuzim me një të mitur, Gjiko rrëfehet për herë të parë
Të famshëm
September 14, 2025
Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë! Tregon se sa kilogramë ka humbur
Të famshëm
September 14, 2025
Parashikimi i motit/ Si do ndryshojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
September 14, 2025

Lexo edhe:

AktualitetPolitikë

SPAK në pragarrestimi të dy deputetëve të zgjedhur, një ish-deputeti dhe një ish-ministri

August 22, 2025
Politikë

Erion Veliaj ankohet për “ngacmim seksual” dhe Ilir Meta për ajrosjen, zbardhen shqetësimet që dy politikanët kanë në burg

August 7, 2025
Politikë

Kundërpërgjigje ndaj draftit penal/ Avokati Zhllima propozon burgim të përjetshëm për ligjet që cenojnë demokracinë

August 3, 2025
Politikë

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë SYZET e REJA të KRYEMINISTRIT Rama!

August 2, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?