Monday, December 23, 2024

Dëgjohet me të madhe në lokale në Shqipëri, revoltohen kosovarët, REAGON këngëtarja serbe!(FOTO)

Numri i madh i turistëve nga Serbia ka bërë që resortet në playlistën e tyre muzikore të fusin edhe këngë serbe.

Një nga ato që dëgjohet me zë të lartë është Ceca, bashkëshortja e kriminelit çetnik famëkeq Arkan.

Muzika e saj po dëgjohet edhe nëpër festa private dhe video të shumta janë shpërndarë në rrjete sociale duke revoltuar shqiptarët e Kosovës.

Reagimi ishte i madh duke ditur lidhjen e saj me krimin dhe mafian dhe të bëmat e bashkëshortit të saj në Kosovë.

Këto video kanë rënë në sy të këngëtares, e cila ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Ajo e ka rishpërndarë videon me lokacion Shqipërinë duke vendosur një zemër në Instagramin e saj. 

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles