E mbani mend serialin brazilian “El Clone”? Ai ka qenë një nga serialet që bëri bujë në të gjitha trojet shqiptare.
Aktorja Giovanna Antonelli, e njohur si Zhadja pati mbërthyer shqiptarët pas televiziorit, duke fituar njëkohësisht edhe simpatinë për protagonisten kryesore.
Në fotot e publikuar nga aktorja, duket se nuk ka ndryshuar shumë që nga transmetimi i “Zhades”. Ajo paraqitet me një stil klasik, të bukur dhe duket tepër ekstravagante.
Tashmë, 45-vjeçarja nga fotot e publikuara në rrjetin e saj Instagram, lë përshtypjen e një vajze të re 20 vjeçare, dhe nuk tregon për moshën e saj. Përkundrazi, aktorja Giovanna Antonelli i ka hedhur pas vitet dhe shfaqet me plot stil dhe po aq e bukur si në serialin “El Clone”.
View this post on Instagram