Aktori i famshëm turk, Can Yaman, ka postuar foton e parë në “Instagram” ku shfaqet së bashku me moderatoren italiane, Diletta Leotta.
“Çift i rrezikshëm”, shkruan Can, teksa ia ka bashkangjitur edhe fotografinë.
Ndërsa, ai e ka bllokuar opsionin për t’i komentuar.
Aktori turk shfaqet me armë në dorë, teksa ajo mbështetet lehtësisht te shpatulla e tij. Can ka ekspozuar muskujt, ndërsa nga ana tjetër prezantuesja seksi ka treguar format e saj elegante me veshjen e ngushtë.
Duket se dëshira e tyre për të zyrtarizuar historinë e tyre të dashurisë është e madhe. Dyshja ka disa javë që përflitet se është në një lidhje. Madje e përjavshmja “Chi” ka publikuar edhe disa fotografi ku i ka kapur mat së bashku në Romë.