Pas dy vitesh larg vëmendjes së mediave, Vesa Vllasaliu rikthehet me një rrëfim të sinqertë dhe të hapur për jetën e saj private.
E ftuar në “Prive by Liberta Spahiu”, Vesa vendosi të sqarojë të gjitha thashethemet që qarkullonin mbi marrëdhënien e saj me futbollistin Mirlind Daku. Me buzëqeshje dhe energji pozitive, ajo ndau detaje të reja mbi historinë e tyre dhe kapitullin më të fundit të jetës së saj.
Vesa tregoi se takimi i parë me Dakun ndodhi në dasmën e miqve të përbashkët, ku ai i kishte kushtuar vëmendje të veçantë dhe kishin nisur të shkëmbenin mesazhe. “Ai më shkruante çdo ditë, unë e pëlqeva këtë vëmendje, dhe kështu nisi gjithçka,” rrëfeu ajo.
Momenti më i bukur për Vesan ka qenë ardhja në jetë e vajzës së tyre, përvojë që e ka mbushur me lumturi të papërshkrueshme. “Jam shumë e lumtur, është ëndrra ime më e madhe të jem nënë. Zoti më ka plotësuar dëshirën dhe tani kam një vajzë të mrekullueshme,” tha ajo.
Pavarësisht spekulimeve për një krizë në çift, Vesa mohoi kategorikisht çdo ndarje, duke sqaruar se ata kurrë nuk kanë qenë larg njëri-tjetrit. Veprimet e vogla në rrjetet sociale, si heqja dhe rikthimi i “follow”, u keqinterpreatuan nga mediat si ndarje. “I hoqëm për pak minuta, por menjëherë bëmë follow prapë. Ndonjëherë keqkuptohemi, sidomos për shkak të distancës, por nuk kemi qenë kurrë të ndarë,” shtoi ajo.

