Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook.
Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh në lidhje me rrjetin social.
Më shumë se 60 përqind e ankesave lidheshin me faqen e internetit të Facebook, ndërsa 16 përqind regjistruan probleme me logimin.
Ata që komentuan në Downdetector raportuan se kishin përjetuar probleme gjatë përdorimit të Facebook në zona gjeografike që varionin nga SHBA, deri në Bangladesh dhe Greqi. Probleme hasen edhe në Shqipëri.
Megjithatë sipas raportimeve problemet më të mëdha janë me Facebook në desktop, duket se në telefonon funksionon.
Muajin e kaluar, përdoruesit e Instagram, raportuan se kishin pasur një ndërprerje e shkurtër.

