Prezantuesja Belen Rodriguez dhe partneri i saj, Antonino Spinalbese, janë përfolur në mediat italiane për një krizë në çift.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur realisht, por tani çifti është bashkë. Pas fotove dorë për dore në rrugët e Milanos, ata kanë ndarë në profilet e tyre disa imazhe të reja nga fundjava që kaluan në Paris.
Sipas “Italia 24 News”, Belen postoi sërish partnerin në rrjetet sociale, pas disa kohësh mungesë. Në videon e postuar nga showgirl-i ditët e fundit, të dy shkëmbejnë një puthje në ashensor. Këto postime mungonin prej më shumë se një muaji.
Qyteti i dashurisë nuk ishte një zgjedhje e rastësishme për udhëtimin e parë të çiftit Belen dhe Antonino pas lindjes së vajzës së tyre Luna Mari. Kjo fundjavë romantike u dha fund të gjitha thashethemeve për një ndarje të çiftit. Çfarëdo që ka ndodhur, dyshja tani po bëjnë gjithçka për të rikthyer harmoninë e ditëve të para.
Pasi i dha fund martesës me Stefano De Martinon (babai i djalit të saj Santiago), mbylli historinë me motoçiklistin Andrea Iannone dhe ndërpreu papritur marrëdhënien me Spinalbese, Belen u lidh me Antonion.