Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Autoriteti i Konkurrencës pezulloi vendimin për patentën, reagon menjëherë DPSHTRR dhe zbardh vendimin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Autoriteti i Konkurrencës pezulloi vendimin për patentën, reagon menjëherë DPSHTRR dhe zbardh vendimin
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës pezulloi vendimin për patentën, reagon menjëherë DPSHTRR dhe zbardh vendimin

Last updated: March 2, 2023 09:50
5 Min Read
SHARE

Pasi Autoriteti i Konkurrencës vendosi anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të patentave ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

DPSHTRR e ka cilësuar ‘referues, jo përcaktues’ vendimin për dyfishimin e çmimit të patentës që u ndalua nga Autoriteti i Konkurrencës.

REAGIMI I PLOTË:

Lexo edhe:

Korporata Atlas kremton sukseset e vitit 2025, presidenti Domi: investimet tona vijojnë
Aksident tragjik në Kosovë, ndërron jetë ekspertja e njohur ekonomisë nga Shqipëria dhe mikesha e saj
Forca të shumta policie e “gjunjëzuan” sot! Kush është Elvin Merlika, “ushtari” i Ervis Martinajt
EMRAT/ Arrestohen dy ‘ushtarët’ e Ervis Martinajt që kërkonin “KOKËN” e Endrit Dokles!

DPSHTRR, në vijim të njoftimit për shtyp të bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, qartëson qëndrimin, si fillim duke shprehur bashkëpunimin, në zbatim të Ligjit 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, se objekti i “Akt Marrëveshjes” mes DPT, Shoqatave të Autoshkollave dhe DPSHTRR, është “Njohja ndërmjet Palëve, me tarifën e pagesës, si dhe vlerësimi i kostos minimale fiskale referuese, për përmbushjen e programit të edukimit për përgatitjen për drejtues mjeti dhe pajisjen me kategoritë e lejedrejtimit: AM, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C, C1E, CE, D1, D, D1E, DE; për përgatitjen për rimarrjen e leje së drejtimit pas humbjes totale të pikëve ose për heqje të saj, si dhe përgatitjen për pajisjen me dëshmitë dhe certifikatat e aftësimit profesional”, dhe jo përcaktimi i tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi. Sqarojmë edhe një herë se tarifa dhe kosto janë referuese dhe jo përcaktuese, për garantimin e zbatimit të detyrueshëm të kushteve të barabarta në mësimdhënie.

Përmbajtja e marrëveshjes së bashkëpunimit është konceptuar si detyrim specifik ligjor, lindur nga dispozitat e udhëzimit nr. 9, datë 14.02.2022, “Për aktivitetin e autoshkollave” dhe detyrimit për kryerjen e programit mësimor (në përputhje të plotë me direktivat evropiane) për aftësimin mbi marrjen e një Leje Drejtimi.
Baza Ligjore:

1.1 Ligji Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

1.2 Ligji Nr. 10081, datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

1.3 Ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.4 Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.5 Ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndyshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.6 Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.7 Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 153, datë 7.4.2000, “Për miratimin e Rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Synim i kësaj marrëveshje është pikërisht shmangia e rrezikut eminent dhe dëmit të rëndë dhe të pariparueshëm që po i bën konkurrenca e pandershme sektorit të autoshkollave! Marrëveshja angazhon palët për dhënien fund evazionit dhe fiktivitetit, duke kërkuar reformim total të aktivitetit të subjekteve të autoshkollave dhe raporteve me qytetarin, në mënyrë që ky i fundit të mos mashtrohet por edhe të mos përfshihet nga një shërbim që thyen normat, që i shmanget Programit Zyrtar të detyrueshëm dhe që gjeneron evazion, informalitet dhe rrezik potencial në qarkullimin rrugor!

Qëllimi i marrëveshjes është sinergjia për t’i dhënë fund një tregu të pandershëm, që ka abuzuar mbi shërbimin e mësimdhënies për drejtimin e rregullt të një mjeti rrugor, për t’i shërbyer direkt interesit publik!

DPSHTRR i qëndron pozicionit të marrjes dhe ushtrimit të përgjegjësive ligjore, duke përgëzuar DPT për vullnetin dhe bashkëpunimin institucional, për t’u përballur dhe jo fshehur, për t’u përpjekur, duke mos zgjedhur qasje populiste apo hipokrite!

Sfida e standardeve për sigurinë rrugore tejkalon çdo qëndrim hezitues e kompleks burokratik! DPSHTRR vijon e palëkundur punën për reformimin e sektorit të Autoshkollimit, komponent kryesor i Automotorizimit Shqiptar, me rëndësi jetike për sigurinë publike dhe shoqërinë.

Mbikëqyrja e këtij sektori, mbetet sfidë institucionale në nivel kontrolli administrativ dhe fiskal!

” Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja “shpërthen” ndaj Berishës
A ka jetë pa rrjetet sociale? Eksperimenti australian që po vë në lëvizje botën
Euro dhe dollari “ngrijnë”, çfarë ndodh me monedhat e tjera?
Autori i vrasjes së Martin Canit dënohet me 16 vite burg, reagon familja e viktimës
A mund të mbahen fëmijët larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, por disa adoleshentë janë një hap përpara

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Luizi i kërkon Kiarës të dalin nga ‘Big Brother Vip’, ja si përgjigjet ajo
Next Article FOTOT/ Këto janë dy gratë e vrara nga Dan Hutra një ditë më parë, njëra sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Flet për herë të parë Denisa Bajramaj pas aksidentit automobilistik
Të famshëm
December 14, 2025
5 shenjat e zodiakut që e tërheqin suksesin si me magnet
Horoskopi
December 14, 2025
A do të ketë rikthim me Xhensila Myrtezajn? Bes Kallaku flet për herë të parë pas divorcit
Të famshëm
December 14, 2025
Elhaidën nuk do ta shohim më në Shqipëri për ca kohë. Kjo është arsyeja
Të famshëm
December 14, 2025

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

December 9, 2025
Politikë

Sara Mila: Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës!

December 8, 2025
Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

December 6, 2025
Ekonomi

Euro dhe dollari në rënie, çfarë ndodh me monedhat e tjera?

December 5, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?