Pasi u rikthye në Për’puthen për Antonelën, Atdheu habiti të gjithë duke dalë nga emisioni me Sarën si çift.
I gjithë publiku mbeti i habitur dhe tashmë sytë janë të çifti. Në rrjetet sociale, ish-konkurrentët po tregojnë vazhdimisht se janë bashkë dhe publikojnë foto krah njëri tjetrit.
Por, në foton e fundit të publikuar nga Sara, Atdheu shfaqet me dorën te barku i saj dhe për më tepër lë komentin dyshues.
“A do të jetë gocë apo çun”, shkruan Atdheu duke e shoqëruar komentin me zemra. Por përgjigja e Sarës nuk lë aspak vend për dyshim duke ia kthyer: “Krokodil”.