Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Akuzohet për trafik armësh dhe rrezikon 7-15 vite burg, gjykata pranon kërkesën e këngëtares Fjolla Morina
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Akuzohet për trafik armësh dhe rrezikon 7-15 vite burg, gjykata pranon kërkesën e këngëtares Fjolla Morina
Aktualitet

Akuzohet për trafik armësh dhe rrezikon 7-15 vite burg, gjykata pranon kërkesën e këngëtares Fjolla Morina

Last updated: March 11, 2021 20:35
4 Min Read
SHARE
Gjykata e Kukësit zhvilloi të enjten seancën e parë ndaj këngëtares Fjolla Morina, e akuzuar nga prokuroria për “trafik armësh”, pasi u kap me një pistoletë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Çështja do të shqyrtohet nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Alma Ahmeti, me anëtarë gjyqtares Enkeleda Dalipi dhe Sami Ujkashi të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Në fillim të seancës, gjyqtarja Alma Ahmeti ka deklaruar mungesën e të akuzuarës Fjolla Morina, e cila ishte me masë sigurie arresti në shtëpi, por u largua nga vendi ku duhej të qëndronte dhe me gjasë ndodhet në Kosovë.

Morina, që rrezikon mbi bazë të akuzës nga 7 deri në 15 vjet burg, nuk u gjet nga policia në shtëpinë ku mbahej në ruajtje me masën e sigurisë arrest shtëpie më 20 janar të këtij viti. Vetë këngëtarja ka postuar në faqen e saj në Instagram video nga festa e ditëlindjes së të fejuarit të saj në 16 janar.

Pas arratisjes gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj Morinës duke e caktuar atë me “arrest në burg”. Ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim pa mundur që ta ndalojë.
Në seancën e së enjtes është paraqitur avokatja e Fjolla Morines, Aurora Guska e cila ka paraqitur prokurën që e akuzuara e kishte pajisur për ta mbrojtur.

Prokurori i çështjes Edmond Kariqi ka lexuar para trupit gjykues rrethanat e ndalimit dhe më pas arrestimit të Fjolla Morines dhe dy personave që e shoqëronin, me 19 shtator të vitit kaluar. Pas leximit të akuzës, avokatja Aurora Guska ka kërkuar nga trupi gjykues që ndaj klientes saj të aplikohej gjykim i shkurtuar, pasi një kërkesë e tillë ishte bërë nga vetë e pandehura në seancën e gjyqit paraprak.

Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin dhe pas një konsultimi të shkurtër ka vendosur që të pranojë kërkesën e të akuzuarës për gjykim të shkurtuar. Ndërkohe pas këtij vendimi, prokurori Edmond Kariqi kërkoi kohë për t’u përgatitur për konkluzionet me shkrim, ku trupi gjykues vendosi që të shtyjë seancën me 19 mars për t’i dhënë kohë përfaqësuesit të akuzës për konkluzionet.

Këngëtarja nga Kosova u arrestua me 19 shtator të vitit kaluar bashkë më dy persona të tjerë, me të cilët po udhëtonte. Fitim Muji shoferi personal dhe miku i saj dhe tashmë bashkëshorti i Fjolla Morinës , biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla. Sipas vendimit të ndërmjetëm të gjykatës së Kukësit të dhënë me 1 dhjetorit 2020, në të cilin u shqyrtua paraprakisht kërkesa për gjykimin e çështjes nga prokurori, Morina ka pranuar se arma dhe fishekët kanë qenë të sajat, duke shfajësuar të fejuarin Fisnik Sylaj dhe shoferin Fitim Muji.

Çështja ndaj Morinës mori kthesë serioze pasi gjykatësi, Florin Demollari që shqyrtoi paraprakisht dosjen ndaj saj, në të cilën Morina akuzohej fillimisht vetëm për “armëmbajtje pa leje”, ia ktheu atë prokurorisë duke arsyetuar se fakti ishte “cilësuar gabim”. Demollari, në vendimin për kthimin pas të akteve, arsyetoi se Morina duhej të ngarkohej me akuzën “trafikim të armëve dhe municioneve”.  /Birn/

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Në Itali, kontrolli i WhatsApp-it të partnerit dënohet deri në 10 vite burg!

Dëshmia/ “Suel Çela mendoi se isha në gjumë”, i ekzekutuan të vëllain, Alibej: Aksesoja sistemin TIMS! Nga Çopjat, Qosja e Dumani, i kisha me foto hyrje-daljet e tyre

E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet pa shenja jete brenda në makinë (EMRI+FOTO)

TAGGED:fjolla morina

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Shpërthimi në Tiranë, kush është prokurori që i vendosen tritol në makinë (Emri)
Next Article U tha që u pezullua nga “Përputhen”, Atdheu reagon ashpër dhe hedh poshtë pretendimet e produksionit: Ja çfarë ka ndodhur
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Temperatura të larta me ‘origjinë afrikane’/ Ja si do të paraqitet moti për ditën e sotme
Moti
June 6, 2025
Kushtoni më shumë kohë me njeriun tuaj të zemrës, parashikimi i horoskopit për ditën e sotme
Horoskopi
June 6, 2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos
Të famshëm
June 5, 2025
Babai, si i dyshuar/ Detaje tronditëse nga vrasja tragjike e tri motrave të vogla: U gjetën me duar të lidhura dhe qese plastike në kokë
Botë
June 5, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

Këmbimi valutor / Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

June 5, 2025
Kulturë

E trishtë, vritet aktori i njohur para shtëpisë së tij, dyshohet se.. (EMRI&FOTO)

June 4, 2025
Aktualitet

Rrëfimi i gjeneralit që u bë President/ Moisiu flet për herë të parë për Mehmet Shehun, fortifikimin e Sazanit dhe tensionet me Greqinë!

June 4, 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera?

June 4, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?