Kjo e diel do të karakterizohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme në vendin tonë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Në verilindje dhe juglindje priten vranësira të përkohshme, kryesisht përgjatë zonave malore, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Pasditja do të rikthejë motin kryesisht të kthjellët.
Reshje të dobëta shiu, kryesisht në formën e pikave dhe në mënyrë të izoluar, mund të regjistrohen në zonat veriore dhe lindore, përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim, si edhe në zonat luginore, era mund të forcohet deri në 15 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, ndërsa kushtet atmosferike do të favorizojnë një ditë kryesisht të kthjellët dhe të qëndrueshme.
