Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj duket se po kalojnë një krizë mes tyre, pas afrimitetit që patën ditët e kaluara. Prej ditës së djeshme, dyshja kanë qëndruar larg duke mos konsumuar as bisedat në orët e vona të natës.
Shkak është bërë menaxhimi i cigareve nga ana e tyre, detyrë që ju caktua nga vëllai i madh, pasi fituan sfidën përballë Selin dhe Gimbo. Ka qenë Mateo ai që ka kritikuar Brikenën, e cila duket se është prekur duke u distancuar prej tij.

