Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Shqipëri-Angli në “Air Albania”, Tirana nën masa të rrepta sigurie të dielën: Rrugët që bllokohen
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Sport > Shqipëri-Angli në “Air Albania”, Tirana nën masa të rrepta sigurie të dielën: Rrugët që bllokohen
Sport

Shqipëri-Angli në “Air Albania”, Tirana nën masa të rrepta sigurie të dielën: Rrugët që bllokohen

Last updated: November 16, 2025 11:36
3 Min Read
SHARE
Banner

Policia e Shtetit ka prezantuar sot planin e detajuar të masave për ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Angli, që do të zhvillohet më 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Autoritetet njoftojnë se janë marrë masa të forta sigurie para, gjatë dhe pas ndeshjes, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.

Policia ka organizuar shoqërimin dhe mbrojtjen e futbollistëve anglezë nga aeroporti i Rinasit, drejt hotelit, në stadium dhe në kthim.

Lexo edhe:

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë” Katedralen e Funchalit, zhgënjehen nga çifti
E trishtë/ Ndërron jetë babai i Leo Messit
FSHF zgjedh trajnerin e ri, ja kush e merr drejtimin e Kombëtares Shqiptare
Sylvinho largohet nga drejtimi i Kombëtares shqiptare. Sot prezantohet trajneri i ri

Kontrolle të imtësishme dhe rend publik në gjithë Tiranën

-Do të kryhen kontrolle të hollësishme në stadium për persona të paautorizuar dhe sende të ndaluara.

-Policia paralajmëron se në hyrje nuk do të lejohen banderola raciste, fishekzjarrë, flakadanë, mjete piroteknike, monedha metalike, çakmakë, karikues, çadra, produkte kozmetike dhe sende të forta.

-Patrulla të shumta do të jenë të shpërndara në gjithë kryeqytetin për të garantuar qetësinë publike.

Kufizime qarkullimi në Tiranë

Nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, disa rrugë pranë stadiumit do të jenë të bllokuara:

Papa Gjon Pali II, Dervish Hima, Asim Zeneli, Themistokli Gërmenji, Ismail Qemali, Mustafa Matohiti, Jul Variboba, Lekë Dukagjini, Avdyl Frashëri, Skerdilajd Llagami dhe Faik Konica.

Policia paralajmëron edhe për ndëshkime penale:

Hyrja në fushë nga persona të paautorizuar dënohet me gjobë 50 mijë deri në 100 mijë lekë ose deri në 3 muaj burg, nëse pengohet zhvillimi i ndeshjes.

Hedhja e sendeve të forta, fishekzjarreve apo flakadanëve dënohet me burg nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Dhuna ndaj sportistëve, trajnerëve apo arbitrave dënohet me 1 deri në 3 vjet burg; deri në 5 vjet nëse përsëritet apo kryhet nga persona të klubeve.

Hyrja në stadium dhe rekomandimi për tifozët

Portat e “Air Albania” hapen në orën 15:00. Policia u bën apel tifozëve të paraqiten herët për të shmangur radhët dhe mundësinë për të mbetur jashtë pak para ndeshjes.

Për sigurinë e plotë të aktivitetit, janë angazhuar qindra efektivë policie, në bashkëpunim me FSHF-në, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, zjarrfikësen dhe institucionet shëndetësore.

Qëllimi, sipas autoriteteve, është një ndeshje pa incidente dhe me standarde të larta sigurie.

E veçantë nga Prishtina/ Kafe dhe çaj falas për tifozët turq: Keni paguar në 1999
Dhimbja e Strakoshës për Strakoshën
Dobi ndërron “gomat e dimrit”, Teuta ndez ‘motorët’ për sprintin final
Dy vite kampionë të Tiranës, Kampion Plazhi 2025, Top 16 në botë dhe në gjysmëfinalen e Kupës FSHF
Tirana në ZI, ndërron JETË tragjikisht VAJZA e futbollistit bardheblu!
TAGGED:Shqiperi-Angli

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Parashikimi i motit 16 nëntor 2025, si do të ndryshojnë kushtet atmosferike
Next Article “Nuk më ndal njeri që të bëj atë që kam ndarë mendjen”/ Rama: Fiksimi im është…

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Maroku heq vizat për shtetasit shqiptarë, ja kur hyn në fuqi vendimi
Vip Travel
August 14, 2026
Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë? Përgjigjet moderatorja
Profili i Vipave
August 14, 2026
Vesa Vllasaliu i kthen përgjigje ironike ndjekëses për mungesën e fotove me Mirlind Dakun
Profili i Vipave
August 14, 2026
Dy rrota për të zbuluar Parisin, një trend që po rritet
Vip Travel
August 14, 2026

Lexo edhe:

Sport

“Lojtari i Vitit” te Kombëtarja zgjidhet Gjimshiti, Rama i jep çmimin dhe nuk i kursen batutat

December 16, 2025
Sport

Si funksionon play-off? Ndahen zyrtarisht vazot, shmanget përballja e Shqipërisë me Kosovën

November 17, 2025
Sport

Katër ekipet që Shqipëria do ketë përballë në shortin e Play Off për të shkuar në Botëror

November 14, 2025
Sport

SKANDAL në RTSH- “Kishte probleme ledi”, Hygerta Sako dhe të ftuarit tallen me lojtarin me ngjyrë

November 12, 2025
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?