Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Në Amerikë që në ’92, kush është ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Uncategorized > Në Amerikë që në ’92, kush është ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut
Uncategorized

Në Amerikë që në ’92, kush është ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut

Last updated: December 15, 2024 22:03
6 Min Read
SHARE

Parashqevi Simaku është padyshim një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve ’80. Parashqevia fitoi dashurinë e publikut me zërin melodioz, bukurinë, sharmin dhe elegancën. Këngëtarja filloi të merrej me muzikë në moshën 14-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale ku publiku mezi priste ta shihte në skenë dhe ka fituar shumë çmime të para.

Parashqevi Simaku, këngëtarja e dashur e shqiptarëve iku nga Shqipëria në vitin 1992. Asnjë lajm prej saj, derisa u rikthye. Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe dhënë një koncert në Shqipëri. Ishte viti 1997. Koha e gabuar për ta bërë këtë. Në Shqipëri luftohej. Parashqevia dha dikur këtë intervistë, në Hotel Rogner, për gazetaren Rudina Xhunga. Ishte 14 shkurt 1997.

Ndaj edhe pse në Shqipëri kishte luftë, të gjitha pyetjet janë për dashurinë. Intervista nuk u botua për shkak se gazeta “Koha Jonë” u dogj më 2 mars 1997.

Lexo edhe:

Del fotoja e rrallë e Parashqevi Simakut nuse
“Për ne ka qenë bombë”, Merita Halili flet për takimin me Parashqevi Simakun: Lutem çdo ditë për të..
Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat)
PLAGOSJA e ‘Gucci’-t në Durrës, zbardhet dëshmia e Fabion Kuçit: Ja kush më qëlloi!

Ajo u botua e plotë, vetëm pas rihapjes, më 4 maj 1997.

Demo

Prej asaj kohe Parashqevei Simaku nuk ka folur më kurrë, askush nuk di çfarë ndodhi me të. Përveçse dimë me siguri që e duan akoma. Në Shqipëri, këtë divë të këngës, e duan të gjithë.

Na thoni një datë që e veçoni nga të tjerat?

Dita e të dashuruarve. Në 14 shkurt ’96, Robert, im shoq më propozoi martesë. Atë mbrëmje shkurti, ai më ftoi në restorantin Xhons të Beverly Hills, ku më dhuroi unazën e familjes së tij. Më pas mësova se po në atë restorant ishte martuar dhe Merlin Monro.

Si u njohët?

Nuk pata ndonjë romancë dashurie, sepse e vetmja dashuri që më ka lindur, më zhvillohet dhe besoj s’do më vdesë kurrë, është muzika, por s’kam harruar kurrë se në jetën time familja zë një vend të rëndësishëm.

Njohja jonë erdhi për shkak të punës së përbashkët. Ai ishte instrumentist, i binte kitarës dhe këndonte në grupin, ku e shoqëruar nga 6 muzikantë, unë këndoja. Ndërsa po i jepnim dorën e fundit punës për të përfunduar albumin tim, më pyeti një ditë nëse mund të dilnim bashkë.

Përgjigja juaj ishte menjëherë po?

Një shqiptare nuk thotë menjëherë po, qoftë dhe në Amerikë. Unë kujtoj t’i kem thënë: “Puno me mua, ose dashurohu me mua”, ndërsa ai m’u përgjigj se nuk do t’i pëlqente t’i ndante. Ai është shumë simpatik dhe unë duke i lënë refuzimet mënjanë, i shpjegova, që më parë duhet të respektonte traditën e vendit tim, pra t’i kërkonte dorën e vajzës, prindërve të mi, me anë të një letre.

Kjo në fillim s’i pëlqeu shumë, por duke shkruar një letër të gjatë, të gjatë, nisi t’i dukej gati zbavitës fakti që iu shkruante dy njerëzve të panjohur, kundrejt të cilëve ndjente detyrim shpirtëror. Prindërit e mi i kthyen përgjigje pas dy javësh dhe pasi u prezantova në familjen e tij, për të dy nisi një jetë tjetër, një jetë e përbashkët që na duket sikur do të vazhdojë përjetësisht. Me kohë, kam kuptuar se ia vlen të ndash jetën tënde me një njeri të mrekullueshëm si Robert.

Robert është i mrekullueshëm, pse është i bukur, apo ka të tjera veti dhe karakteristika të padukshme për syrin e të panjohurit?

Është vështirë të flasësh për burrin tënd, por ajo që më duket kryesorja është ndjeshmëria e tij, ngrohtësia njerëzore me të cilën të rrethon, dashuria që të dhuron.

Ju e kishit thirrur ngaherë në ëndrrat tuaja një njeri si ai?

Unë kisha shkruar një listë dikur, me 10 veti që duhet t’i kishte bashkëshorti i ardhshëm. Roberti ka 13.

Pra në vitin ’92 kur u larguat nga Shqipëria ishit pothuajse e bindur, se, askush këtu nuk do mund të qe i denjë për listën tuaj 10 kërkesëshe?

Nga Shqipëria ika zemërthyer prej lidhjes me një njeri i cili dukej se ecte në një rrugë krejt të kundërt nga e imja. Kur kuptova se sado të përpiqesha, rrugët tona s’do e kishin kurrë një pikë të përbashkët, sakrifikova dhimbjen time, për t’u larguar drejt së panjohurës, por jo me ide krejt të paqarta, pse ajo që gjithmonë më ka udhëhequr, ka qenë ambicia për të ecur në rrugën e artit.

Robert është shqiptaro-amerikan?

Prej 100 brezash amerikan.

Ditën e sotme në një video e postuar nga gazetari Blendi Fevizu ishte shkëputur nga televizioni amerikan “Abc 7”. Gruaja, e cila ka ngjashmëri me këngëtaren merr nga fëmijët një “Çantë Bekimi (BackPack)” për të pastrehët. Në video, gruaja që merr çantën dhe flet prezantohet me emrin “Simaku Nolfe”, në fakt ky është mbiemri i ish-bashkëshortit të saj, Robert Nolfe. Kështu që, përveç ngjashmërisë, shqiptarët që jetojnë në SHBA kanë bërë lidhjen edhe me emrin e saj dhe të të shoqit.

SKANDALI/ Si po fshihet nga Policia, kompania ndërtuese për vdekjen e elektricistit 64-vjeçar në Paskuqan!
Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të sekuestruara nga policia, dhjetëra persona të arrestuar
QSUT mbyll sallën 3 milionë euro të transplantit të veshkave, duke çuar shërbimin tek Spitali Amerikan i Allajbeut
Braçe i ashpër me ministrat: Duhet të largohen nga detyra ata që…
Allajbeu fiton tenderin 750 milionë lekë për pajisjet e kardiokirurgjisë, u skualifikua oferta 120 milionë lekë më e ulët!
TAGGED:Parashqevi Simaku

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Temperatura nën zero në disa qytete, parashikimi i motit për këtë javë
Next Article Horoskopi 16 Dhjetor 2024, si nis java për të gjitha shenjat

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Parashikimi i motit, 14 janar 2026/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
January 14, 2026
Horoskopi 14 janar 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj
Horoskopi
January 14, 2026
Befason Alketa Vejsiu: Po të kisha qëndruar në Top Channel, do e prezantoja Big Brother
Tv Shows
January 13, 2026
‘Një lamtumirë që kurrë nuk desha ta thoja’, Selvije Jao me dedikim të ndjerë për Shpat Kasapin
Të famshëm
January 13, 2026

Lexo edhe:

Tv ShowsUncategorized

Enxhi Nasufi flet pas largimit nga Wake Up: Mundohen të na hedhin baltë…

November 25, 2025
Uncategorized

Tragjike/ Humbin jetën në aksident rrugor dy të rinjtë shqiptarë

November 14, 2025
Të famshëm

Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj: Largësia s’e zbeh dashurinë e një nëne

October 16, 2025
Uncategorized

Komunikime të rëndësishme dhe tensione, ja çfarë parashikojnë yjet sot për ju

October 16, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?