Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Mjekët o privat, o shtet! Jo më agjent marketingu në spitale publike dhe operacione në spitalet private
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Mjekët o privat, o shtet! Jo më agjent marketingu në spitale publike dhe operacione në spitalet private
Sociale

Mjekët o privat, o shtet! Jo më agjent marketingu në spitale publike dhe operacione në spitalet private

Last updated: July 4, 2024 14:27
5 Min Read
SHARE

Për një vend demokratik, e drejta për të marrë shërbim të denjë, pa hile, në përputhje me të gjithë protokollet shëndetësore, është një e drejtë e rëndësishme dhe e padiskutueshme. Ngjarja e fundit në Onkologjik, nuk është një rast i izoluar, por një gjë e njohur tashmë nga të gjithë, sepse në fakt kushdo që ka pasur rastin që të përballet në spitalet në Shqipëri, ka hasur probleme më funksionimin e sistemit.

Kjo gjendje e sistemit tonë shëndetësor është prej shumë kohësh, edhe pse po prej kaq kohësh të gjithë palët thonë se kanë bërë shumë për shëndetësinë.

Sistemi shëndetësor ka probleme nga të gjitha anët, qoftë nga menaxhimi, qoftë nga modeli që qeveritë kanë zgjedhur për të aplikuar sistemin në vendin tonë.

Lexo edhe:

Labubu, lodra përbindësh që po fikson fëmijët, çfarë mendojnë psikologët?
“Mashtrimi i ngrohur që vret: E vërteta për IQOS”
Zbardhet lista përfundimtare me mbi 1100 kredi të buta për shtëpi nga Bashkia Tiranë (lista e plotë)
“Pa tym, por jo pa rrezik” – IQOS po mashtron duhanpirësit me premtimin e rremë të sigurisë

Edhe në publik edhe në privat apo vetëm në publik dhe vetëm në privat

Një nga diskutimet që është hapur kohët e fundit është nëse mjekët duhet të punësojnë edhe në privat edhe në publik apo kush punon në publik nuk duhet të punojë në privat. Një nga problematikat më të mëdha që ka rrënuar sistemin shëndetësor është pikërisht lejimi i mjekëve që të punojnë me kohë të plotë edhe në spitalet private dhe në spitalet publike.

Nëse shteti i lejon që mjekët të punojnë edhe në privat dhe në publik, pyetja është pse ata punojnë paradite në publik dhe pasdite në privat. Sepse kush ka bërë dy punë, e di shumë mirë sesa e papërballueshme është një gjë e tillë. Jo më për mjekë, të cilët pasi rrinë 8 orë në spitalin publik, kanë akoma qartësinë që duhet ta ketë një mjek për të kryer operacione pasdite në privat. Ka dy mundësi: Ose nuk punojnë në spitalet publike ose nuk punojnë në spitalet private. Gjasat janë në fakt që ata të mos punojnë në spitalet publike, por spitalet publike janë shumë të rëndësishme për të futur në rrjetë pacientë dhe më pas t’i dërgojnë tek klinikat dhe spitalet e tyre private.

Kush punon në shtet, duhet t’i dedikohet shtetit dhe t’ju shërbejë qytetarëve me vullnet dhe shumë dëshirë. Ata që mendojnë se privati është më mirë për ta, le të shkojnë në privat. Është kohë që edhe publikut edhe privatit t’i jepet rëndësia e vetë, madje pse jo të futet në një garë se kush i mban mjekët më të mirë. Sigurisht duke u krijuar mundësi që të paguhen në mënyrë dinjitoze. Sepse duhet kuptuar se nëse privati dhe publiku nuk shkojnë në standarde të larta për shërbim, të dyja palët janë të humbur.

Janë shumë të rrallë doktorët të cilët nuk punojnë në klinika private apo nuk kanë zyrat e veta private përballë QSUT. Dhe këtu nuk po flasim vetëm për doktorët në spitalet e mëdha, por edhe për doktorët në Qendrat Shëndetësore. Në asnjë vend të botës, nuk ndodh që çdo 100 metra të kesh o një laborator analizash ose një farmaci. Nisur nga numri i madh i farmacive në Tiranë, nuk mund të mos mendosh se ndoshta gati 80% e qytetarëve mund të jenë të sëmurë. Edhe në qytete dukshëm shumë herë më mëdha se Tiranë nuk qenë kaq shumë farmaci.

Arroganca e bluzave të bardha

Përvec sorollatjes që të bëhet në spitalet publike, nga mjekë që prioritet kanë spitalet private ku marrin lekë më shumë, ajo që të bie në sy është arroganca me të cilën t’i përballesh sapo futesh në dyert e spitalit. Nëse për infermierët, mjekët, etj, halli i një pacienti mund të duket i njëjtë si të gjithë, këtu kemi dështuar si sistem shëndetësor. Pacienti, në të gjitha rastet, përveç sëmundjes që i ka rënë, është i rënduar psikologjikisht dhe nëse mjekët nuk i kushtojnë rëndësi, dhe nuk i japin kujdesin që meriton, mund të rëndojnë gjendjen e pacientit.

Dhe këtu po flasim për sëmundje, që një e luhatur humori, të shpëton apo të merr jetën. Takimi i parë më spitalin, përshtypja e parë, q kur hyn të derë, është takimi me infermierë, mjekë e staf, për nga fytyra e ngrysur dhe mënyra si të flasin, vetëm që nuk e kanë të shkruar në ballë: Mos, erdhi dhe një tjetër! Që duhet të ishte në fakt, që nga takimi i parë, një vend shprese që me ndihmën e doktorëve ke shkuar për të luftuar për jetën, ashtu siç është në të gjithë botën.

/Editorial | Vip-magazine.al/

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja si do funksionojnë
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë
Në Itali, kontrolli i WhatsApp-it të partnerit dënohet deri në 10 vite burg!
‘Më përzuri nga shtëpia kur humbëm fëmijët’, Martesa e shkatërruar nga alkooli dhe tradhtia
Skandali/ Ku përfundojnë pijet e skaduara dhe mbetjet e kompanisë ‘Cola-Cola’?
TAGGED:doktoremjekeqsutspitale

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Plasi syri i keq”, moderatores së njohur shqiptare i ndodh e papritura
Next Article Elsa Lila feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Jam e dashuruar’, Klaudia Pepa flet për herë të parë për partnerin, zbulon planet
Të famshëm
July 6, 2025
Dy qytetet ku temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius
Moti
July 6, 2025
Grida Duma rrëfehet si kurrë më parë për djalin e saj
Të famshëm
July 6, 2025
Grida Duma tregon bastin që i vuri vetes kur nisi moderimin e “Top Story”-t: Kisha dilema
Të famshëm Tv Shows
July 6, 2025

Lexo edhe:

Sociale

Shokuese/ Një person i maskuar grabit motrën e Gjestit. Dalin pamjet

February 11, 2025
Sociale

“Protesto për zbritjen e çmimeve”, thirrje qytetarëve të bojkotojnë për 5 ditë supermarketet, shkak çmimet e larta

February 6, 2025
Sociale

Kush është ish missi shqiptar që përmendet si ‘kërcënuese’ në historinë e Parashqevis?

January 19, 2025
Sociale

Elton Ilirjani jep lajmin e dhimbshëm për Parashqevi Simakun

January 17, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?