Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Hapen aplikimet për kredi të buta për blerje banese, ja kush përfitojnë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Hapen aplikimet për kredi të buta për blerje banese, ja kush përfitojnë
Aktualitet

Hapen aplikimet për kredi të buta për blerje banese, ja kush përfitojnë

Last updated: September 17, 2023 10:20
5 Min Read
SHARE
Banner

Ministria e Financave njoftoi se kanë nisur aplikimet për punonjësit e administratës publike që përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës. Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se sistemi i aplikimit për këtë program tashmë është finalizuar dhe ky shërbim mundësohet që prej ditës së sotme në portalin e-Albania, në linkun e mëposhtëm: https://e-albania.al/ealbaniaservices/useservice.aspx?service_code=15809

Numri i përfituesve për vitin 2023 do të jetë 300 në total, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave për tre kategori, konkretisht:

100 për mjekët e sistemit shëndetësor;

Lexo edhe:

Protestuesit kapin mat Taulant Ballën në kafe, vjen veprimi i beftë i tij! Dalin pamjet
Zegjine Çaushi reagon pas denoncimit të 34-vjeçares ndaj dajës së saj
Një burrë blinte të njëjtin buzëkuq çdo të premte: Punonjësja u përlot kur mësoi historinë
‘Premium Beach Hotel’ në Golem servir djath me baktere për turistët, AKU zbarkon në hotel pas helmimit

100 për punonjësit e Policisë së Shtetit;

100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.

Programi i strehimit social për kreditë e lehtësuara për blerjen e banesës për punonjësit e administratës u bë i mundur falë ndryshimeve në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social” të cilat u miratuan nga Kuvendi i Shqipërisë në qershor 2023.

Këto kredi do të përfitohen me interes 0% për kategoritë e mësipërme. Në zbatim të këtyre ndryshimeve ligjore, Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime, konkretisht:

Vendimi nr. 468, datë 26.7.2023, “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”, i cili parashikon procedurën, kriteret, apo dokumentacionet që duhet të plotësohen, për të aplikuar për programin e kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës, për punonjësit e administratës publike;

Vendimi nr. 469, datë 26.7.2023, “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike”.

Nër njër njoftim për shtyp E-Albania tha se Risia e këtij viti, është aplikimi online me vetëm një dokument, në portalin e-Albania, që u mundëson qytetarëve të interesuar një aplikim të shpejtë dhe të lehtë, me një procedurë që përfundon në pak minuta.

Pasi aplikantët, sigurohen se janë pjesë e fashës përfituese dhe identifikohen në kategorinë QYTETAR në portalin e-Albania, duhet të zgjedhin mes 1231 shërbimeve elektronike, atë me titull ”Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15809

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur nevojitej mbledhja e dokumenteve dhe depozitimi i tyre fizikisht, me e-Albania sot procedura është lehtësuar ndjeshëm, pasi kryhet e gjitha online duke ndjekur hapat e duhur, të përshkruar qartazi në shërbimin elektronik.

Përpara nisjes së aplikimit, qytetarët e interesuar duhet të plotësojnë formularin elektronik dhe të ngarkojnë vetëm një dokument, në varësi të rastit.

Pra, një aplikues që gëzon një pronë vetë ai, ose pjesëtarët e familjes së tij, përfshirë këtu edhe personin bashkëjetues duhet të ngarkojë VETËM kopjen e certifikatës së pronësisë për banesën, së bashku me rivlerësimin e saj. (Nëse ende nuk e ka dokumentin mund ta përfitojë duke përdorur shërbimin ”Aplikim për lëshim certifikate pronësie.)

Por, nëse nuk është ky rasti dhe aplikuesi e familja e tij nuk kanë asnjë pronë në zotërim, duhet të ngarkohet në formularin elektronik VETËM vërtetimi negativ nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Për tërheqjen e këtij dokumenti elektronikisht, e-Albania vjen sërish në ndihmë me shërbimin ”Aplikim për lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv për të gjithë territorin)”.

Marrëveshje noteriale për bashkëjetuesin/en (nëse ka bashkëjetues/e)

Nga ndërveprimi me regjistrat elektronikë të automjeteve, mundësohet shfaqja në formularin mjeti apo mjetet që aplikantët ose familjarët kanë në zotërim, një tjetër e dhënë e nevojshme në kuotimin dhe renditjen finale të fituesve.

Përgjigjja për aprovimin apo refuzimin e aplikimit, do t’i mbërrijë aplikantit në rubrikën ”Mesazhet e mia” në profilin e tij ne portalin e-Albania. Në rast aprovimi, elektronikisht aplikanti njoftohet lidhur me udhëzimet për vijimin e procedurave të tjera.

Kuotat prej 300 përfituesish nga kredia e lehtësuar për banesa do të ndahen në mënyrë të barabartë mes punonjësve të mjekësisë, policisë dhe ushtrisë, si një skemë mbështetëse për të gjithë atë personel në nevojë për strehim të domosdoshëm dhe të sigurt./Monitor

PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
Daja i Zegjine Çaushit shpallet në kërkim, bën veprimin e rëndë ndaj ish-vjehrrit
“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë ka ndodhur mes tyre? Amos Zaharia bën deklaratën e papritur për Dea Mishel: E rëndësishme është të mos fluturosh me pras
Next Article Sa kilogramë merrni nëse konsumoni një pije të gazuar çdo ditë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa shkojnë temperaturat!
Moti
September 16, 2026
Horoskopi 16 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 16, 2026
Pas arestimit të bujshëm, Joz Marku kërkon ndjesë dhe rikthehet me një mesazh
Të famshëm
September 15, 2026
Selin Bollati zbulon se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e fituara nga BBVA!
Të famshëm
September 15, 2026

Lexo edhe:

Sociale

“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri

September 12, 2026
Ekonomi

Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?

September 12, 2026
Ekonomi

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026

September 12, 2026
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

September 11, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?