Monday, December 23, 2024

Ish e dashura e Robert Berishës konfirmon lidhjen e re/ Pas deklaratave për artistin, modelja seksi rigjen dashurinë

Jessica Kadiu u bë e njohur në vendin tonë pas historisë me Robert Berishën. Kur ky raport nisi, dukej si një dashuri e re në horizont, por shpejt gjërat ndryshuan dhe të dy shpërthyen në akuza ndaj njëri-tjetrit.

Që atëherë në rrjetet e saj sociale, shpesh publikonte shprehje ironizuese, çfarë dukej si një dedikim për këngëtarin. Megjithatë këto ditë i përkasin të shkuarës dhe tashmë Jess ka nisur një jetë të re. Vetë modelja, e cila jeton në SHBA, ka publikuar në rrjetet sociale foto me partnerin e ri. Dyshja është bashkë prej disa muajsh dhe tashmë që lidhja mes tyre është bërë më serioze, brunia seksi nuk ka pse ta fsheh më partnerin në rrjetet sociale.

Ashtu si shihet djaloshi simpatik që i ka fituar zemrën, qëndron në krah të saj, duke konfirmuar një tjetër histori për të. Pas shijes së hidhur që i la historia me Robertin, Jess nuk i ka kursyer deklaratat për të. Ajo tha se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin për shumë arsye dhe është e lumtur për vendimin që ka marrë.

Ndërsa theksoi se “nuk do lejojë kurrë që ky njeri ta bëjë të duket si e çmendur dhe të thotë se ka gënjyer për lidhjen e që ai të duket mirë për publikun”.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles