Tuesday, December 24, 2024

Magazina 3 ditë në flakë, nxirret trupi i 33-vjeçarit hero Arjan Sala

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të Arjan Salës, rojes së sigurimit së qendres tregtare e cila ishte në pushtetin e flakëve për tre ditë me radhë.

Forcat zjarrfikëse e kanë gjetur trupin e punonjësin e sigurisë Arjan Sala rreth orës 01:40 minuta të mëngjesit të sotëm.

Ka qenë xhaxhai i viktimës ai i cili ka identifikuar trupin e nipit të tij, megjithatë trupi është dërguar në morgun e Tiranës ku do të kryhet edhe një ekspertizë e thelluar.

33-vjeçari ishte me detyrë përgjegjës i punonjësve të shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Të mërkurën rreth orës 15:40 është njoftuar nga kolegët e tij se kishte rënë zjarr në magazinën ku punonte. Sipas dëshmive, ai menjëherë ka marrë një bombol që shërben për fikjen e zjarrit dhe ka hyrë në magazinë duke nxjerrë çdo punëtor.

Në momentet e fundit teksa përpiqej të shuante flakët, 33-vjeçari nuk ka mundur të dalë në kohë, duke humbur kështu edhe jetën.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu