28-vjeçari nga Elbasani, Erjon Vishkulli, që u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga spitali në Itali, pas ndërhyrjes kirurgjikale që i shpëtoi syrin.
“Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli, asgjë nuk është e pamundur”, shkruan i riu, duke përcjellë mesazhin e tij pas operacionit.
Lajmi për përfundimin me sukses të ndërhyrjes kirurgjikale ka sjellë lehtësim, megjithatë, rikuperimi i plotë i shikimit mbetet një proces që do të vlerësohet nga mjekët në vijim.
