Aktorja Monika Lubonja i është drejtuar drejtësisë lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e materialeve intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.
Në një reagim të bërë publik, Lubonja shprehet se nuk ka pasur dijeni dhe as nuk ka dhënë pëlqimin që të filmohej, regjistrohej apo që materiale intime të shpërndaheshin, shiteshin apo publikoheshin.
Ajo kërkon që mediat të respektojnë privatësinë e saj dhe të mos publikojnë apo spekulojnë mbi materiale intime, ndërsa i drejtohet edhe opinionit publik që dhimbja e saj të mos kthehet në argëtim apo gjykim.
“Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shprehet Lubonja.
Aktorja deklaron se ka nisur rrugën ligjore dhe se do ta ndjekë çështjen deri në fund, duke kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj.
“Dinjtetin tim dhe pafajësinë nuk ia fal askujt që përdori jetën time”, shkruan ajo në reagimin e saj.


