Këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar sërish pas publikimit të deklaratave të saj lidhur me videot intime që kanë qarkulluar në rrjet, duke kërkuar që mediat të mos i atribuojnë asaj deklarata që, sipas saj, nuk i ka bërë.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Matraku thekson se nuk kërkon asgjë nga askush, por se personi që ka regjistruar dhe shpërndarë videot duhet të mbajë përgjegjësi.
“Media mos thoni gjëra të cilat nuk janë thënë nga ana ime. Unë nuk kërkoj asgjë nga njeri, kam thënë që do ta paguajë ai që ka regjistruar dhe shpërndarë videot. E nëse e ka bërë personi në fjalë, do paguajë çdo lot”, shkruan ajo.
Blerina Matraku reagon sërish: Unë nuk kërcënoj njeri,
Matraku kërkon gjithashtu ndërhyrjen e autoriteteve për të zbardhur se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë pamjet.
“Me këtë le të merren autoritetet në mënyrë që të nxjerrin në pah se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot”, shprehet këngëtarja.
Në fund të reagimit, ajo e mbyll mesazhin me një apel të drejtpërdrejtë ndaj mediave: “Mbyllet këtu…”
