Më 12 mars, çdo vit shënohet Dita Kombëtare e Nënave që Punojnë, një ditë e dedikuar për të nderuar forcën, përkushtimin dhe sakrificën e miliona grave që arrijnë të balancojnë familjen me karrierën.
Kjo ditë vlerëson të gjitha ato gra që nuk pranuan të zgjedhin mes familjes dhe profesionit, por vendosën t’i përballojnë të dyja me përkushtim, shpesh duke u konsideruar si “superheroinat” e përditshmërisë.
Nga mjeke, mësuese, infermiere, sipërmarrëse dhe profesioniste në kompani të ndryshme, e deri te amvisat, nënat që punojnë mbajnë shumë role brenda një dite.
Kontributi i tyre në familje dhe në shoqëri konsiderohet i pazëvendësueshëm. Në këtë ditë, vlerësohen përpjekjet e tyre dhe shprehet mirënjohje për forcën dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë në përballimin e rolit të nënës dhe të profesionistes njëkohësisht.

