Producentja Klaudia Brahimaj ka zbuluar titullin dhe datën e publikimit të filmit të shumëpritur me protagonistë Luiz Ejllin dhe Kiara Titon. Projekti kinematografik, i cili do të mbërrijë në kinema në shkurt 2026, mban sloganin intriguese “Në dashuri kush nuk luan, humbet!”.
Mësohet se çifti do të jetë në rolet kryesore të një historie dashurie, e frymëzuar nga rrugëtimi i tyre i vërtetë. Filmi do të sjellë në ekran emocione, sfida dhe ndjenja të thella, duke përshkruar një histori që nisi tre vite më parë në shtëpinë e Big Brother VIP, aty ku Luiz dhe Kiara u njohën dhe përjetuan fillimet e dashurisë së tyre.
Sot, tre vite pas atij momenti që i bëri një nga çiftet më të dashura për publikun, ata janë prindër të një vajze dhe gati për të ndarë me publikun “filmin e jetës së tyre”.



