Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen. Ajo ka marrë një dhuratë mjaft të veçantë sapo ka hyrë mesnata, të cilën ia ka bërë e motra.
Bes Kallaku ka bërë urimin më të veçantë për bashkëshorten e tij, Xhenslia Myrtezaj, e cila feston 28-vjetorin e lindjes. Teksa ka postuar një fotografi shumë romantike të tyre, aktori i njohur gjithashtu i ka dedikuar edhe disa fjalë të ëmbla.
“N’pranveren ku celin trendafilat, çel e qeshuna ime prej teje! Urime ditelindjen oj “lokja zemres”. ?”- ka shkruar Besi, i cili s’mund ta ndajë kurrësesi humorin as në këto raste.
Ndërsa kujtojmë se zgjimi mëngjesin e sotëm për Xhensilës ishte më i bukuri, pasi shtëpia e tyre ishte mbushur me tullumbace pafund, ndërsa këto momente sigurisht që i shijoi në praninë e Ajkës.