Sunday, December 22, 2024

Vrull, pasione e përmbysje, Meri Shehu zbulon shenjën që i mbijeton tronditjeve të nëntorit

Duket se nëntori mbart ende energjinë e sekreteve, mistereve dhe fshehtësisë. Bazuar në parashikimin e Meri Shehut në “Rudina” në Tv Klan, dielli dhe hëna e r janë në Akrep çka do të thotë se çështjet e thella do të dalin në sipërfaqe.

Kalimi i Afërditës në Bricjap do të na bëjë më të përkushtuar, më seriozë ndaj marrëdhënieve, bashkëpunimeve por edhe parave. Hëna e plotë në Dem do të nxisë dëshirën për të qenë paksa më me këmbë në tokë por s’do të mungojnë as përmbysjet për shkak të Plutonit.

Por për të kuptuar më mirë se si do të shkojë ky muaj për shenjat, astrologia ka bërë edhe renditjen e saj të zakonshme nga shenja me më pak fat te ajo që ‘mbretëron’.

Meri Shehu: Është një muaj që na fut në të thella, nuk na lë në sipërfaqe duke e ditur që Jupiteri është në Binjak dhe ne kemi ngelur pak në siëprfaqe të marrëdhënieve, të kontakteve, duam shumë, hapemi shumë por nuk marrim ndonjë vendim shumë serioz. Tashmë është edhe muaji më i rëndësishëm i planetëve, dielli në Akrep kështu që të zhytemi në të thella është si detyrim ose çështje fati. E kemi filluar me hënën e re që në datën 1 në Akrep dhe do të përmbyllet me një hënë të plotë në Dem në datën 15. Kjo do të takohet me Uranin kështu që do të sjellë ndryshime dhe përmbysje të papritura të disa situatave të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me të lindurit në 10-ditëshin e tretë në Dem, Akrep, Luan dhe Ujor.

Një nga evenimentet më të rëndësishme të këtij muaji është rikthimi i Plutonit në Ujor. Të gjithë ata që ndikohen nga Plutoni, ato ngjarje që kanë ndodhur në fillim të këtij viti dhe u shkëputën disi do të rikthehen shumë fuqishëm sepse priten ndryshime të mëdha, Plutoni sjell metamorfoza jashtë mase të mëdha në jetën e njerëzve jo vetëm individuale, por edhe sociale kështu që do të presim shumë gjëra. Kemi kapërcimin e Afërditës në datën 11 nga Shigjetari që e kemi shumë të këndshme, na jep shumë aventura, dëshira për të folur, kontaktuar, flirtuar, në Bricjap dhe na bën seriozë nga data 11. Marsi sot futet në Luan, ishte në Gaforre, bëri një përballje shumë të vështirë me Plutonin këto ditë që ishte retrogradë në Bricjap dhe kishim kundërshtimin e Marsit në Gaforre me Plutonin në Bricjap dhe sot kalon në Luan. Me kalimin në Luan merr energji, supremaci dhe shenjave të zjarrit u jep shumë energji. Me Afërditën në shenjën e Bricjapit, shenjat e tokës marrin një afeksion më të madh erotik dhe më të qëndrueshëm ekonomik.

12. Shigjetari

Ka një ndikim të përballjeve të Mërkurit në shenjën e tyre me Jupiterin në Binjak do të thotë që shumë çështje hapen më shumë sesa duhet, përfliten, abuzohet në plane, projekte, bisedime, mbushet e më pas derdhet. Kjo mund të ndodhë edhe nga ndikimi i Mërkurit në Shigjetar me Saturnin në Peshk rreth datës 12. Shumë Shigjetarë në marrëdhënie personale ose çështje familjare do të ndiejnë një lloj tendence, vështirësie ose bllokimi në disa raste. Marsi në Luan u jep një tentativë të bukur në kontaktet me jashtë.

11. Binjakët

Duke qenë se dielli është në Akrep dhe nuk shkon me natyrën e tyre, ata sado përpiqen me zgjuarsinë e tyre nuk arrijnë dot, nuk e kuptojnë se çfarë duan Akrepët ose sa thellë mund të zhytet dikush në marrëdhënie të ndryshme. Kjo cektësi mund të bëjë që të mos prekin thelbin ose të shkojnë deri në fund në një propozim që u jepet. Afërdita që është akoma në Shigjetar deri në datën 11 u jep tentativa që të duhet të bashkëpunojnë, të hidhen në komunikim.

10. Peshqit

Kanë përballjen e Mërkurit në Shigjetar me Saturnin në shenjën e tyre dhe janë në një pozicion të vështirë. Futja e Marsit në Luan nuk është shumë i favorshëm për ta sepse duan të notojnë në ujërat e tyre romantike, të qeta, t’i marrin gjërat më shtruar ose të kenë llastimin e tyre. Marsi në Luan u jep një tronditje shumë të fuqishme sidomos në lidhje me punën. Do të harxhojnë shumë energji, nuk do të afeksionohen shumë në këtë periudhë, kontaktet me jashtë dhe dashuritë do t’i kenë mirë.

9. Dashi

Shenja më e zjarrtë e mundshme sepse fillon furinë, është shenja më me iniciativë e instinktive. Me futjen e Marsit në Luan do të ndihen shumë erotikë, ka apo s’ka, ata do të kenë hovin e tyre të madh. Nëse doni të keni marrëdhënie me ta ose ata, është një periudhë shumë e fuqishme duke filluar nga sot. Hëna e plotë në datën 15 që ndikon me Uranin ka një shpërbërje në çështjet ekonomike dhe si do të organizohen, ndaj të kenë kujdes në shpenzime rreth datës 15 dhe marrëdhëniet që u duken se kanë ngelur stok, nuk janë modernizuar dhe hapur në jetën personale.

8. Peshorja

Është një nga shenjat kardinale që do të ndikohet shumë nga Afërdita në Bricjap nga data 11 e tutje kështu që shumëPeshore që duan të rregullojnë jetën familjare, të harmonizohen diku, të shpenzojnë për një pronë mund të favorizohen nga gjysma e muajit e tutje. Në çështje pronësie e lekësh do të ketë paqëndrueshmëri, hutim, një humbje ekuilibri rreth datës 15 kështu që ta marrin me qetësi nëse ndihen të hutuar ose në një lajm që mund t’u thotë partneri si s’dua të jem me ty apo do të shkojmë diku jashtë sepse kanë zhvendosje të çuditshme.

7. Demi

Përjetojnë hënën e re përballë shenjës së tyre në Akrep. U ka sjellë disa dëshira për të ndryshuar në marrëdhëniet e tyre me të tjerët dhe sidomos në çift. Ka qenë një hënë e re shumë e furishme dhe do t’i shohim rezultatet rreth datës 15 me hënën e plotë në shenjën e tyre. Do të ndahen përfundimisht nga një marrëdhënie e lodhur ose do të bëjnë të pamundurën që ta kthejnë në favor të tyre, ta rigjenerojnë ose të kthejnë një faqe të re. Do të jetë një moment i vështirë sepse ndahen gjërat nga një fije shumë e hollë në jetën e tyre personale, në një bashkëpunim shumë të rëndësishëm. Marsi në Luan tregon probleme e konflikte në çështjet familjare, të jenë të kujdesshëm e mos të bëjnë sherre.

6. Virgjëresha

Lajmi i mirë është në datën 11 me futjen e Afërditës në Bricjap sepse prek direkt erotizmin e tyre. Gjërat që do t’i bëjnë do t’i duan, do të kenë dashuri për një veprim, punë ose një krijim. Do t’i bëjnë gjërat me pasion, me dashuri, do të shtyhen nga dashuria për të bërë gjëra dhe do të shkojnë mirë. Do të kenë prapaskena në lidhje me punën dhe një ndryshim të madh të këtij koncepti.

5. Luani

Marsi futet në shenjën e tyre, është planeti më i flaktë e instinktiv që do të krijojnë pafund. Dalin nga një periudhë shumë e vështirë. Dje ka pasur një përballje të Marsit në Gaforre me Plutonin në Bricjap kështu që është bërë një rrëmujë, është prishur një themel. Sa do ta rindërtojnë me Marsin në shenjën e tyre mbetet për t’u parë. Hëna e plotë në Dem nuk është në favor kështu që duhet të bëjnë gjëra për të plotësuar sigurinë e tyre.

4. Ujori

Do futet Plutoni në shenjën e tyre pas shumë muajsh. Ngjarjet që kanë ndodhur në fillim të këtij viti do të ecin, por ndodh një shndërrim shumë i madh edhe për efekt të hënës së plotë në Dem që dhe kjo do u japë një tentativë për ndryshim në çështjet familjare ose që kanë të bëjnë me pronat, njerëzit e afërt ose një projekt për të ikur diku larg, por shumë i fuqishëm. Marsi në Luan e jep akoma këtë tendencë, vë baterinë.

3. Gaforrja

Si shenjë uji do të favorizohen nga Afërdita në Bricjap që u del përballë dhe mund të fejohen, martohen, të kenë tentativa stabiliteti duke filluar nga data 11 e tutje, por duhet të kenë parasysh çështjet ekonomike. Fillon një periudhë e fuqishme me Marsin në Luan dhe mund të zhvillojnë dy gjëra shumë të mira për jetën personale dhe ekonomike. Kanë pasur një ditë të vështirë dje dhe ditët e fillimit të javës sepse janë përballur me situata të vështira personale dhe familjare.

2. Bricjapi

Futet Afërdita në shenjën e tyre kështu që do të përjetojnë një mes nëntori shumë të fuqishëm. Pasione, lidhje, dashuri, anë ekonomike. Duhet të presin sepse deri në mes të nëntorit gjërat janë pak të vështira dhe çështjet ekonomike, prapaskenat në punë vazhdojnë.

1.Akrepi

Ky është muaji i zhytjeve të thella dhe e meritojnë. Me futjen e Afërditës në Bricjap do të kenë mbështetje dhe projektet do të shkojnë mirë. Do t’i ndihmojë edhe Marsi në Luan në lidhje me karrierën.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles