Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë prindër të një vajze, me emrin e veçantë Ajka. Vogëlushja është kthyer në një ndër fëmijët më të komentuar të showbizzit shqiptar, pasi mami Xhensila dhe babi Besi ndajnë shpesh momente pranë saj.
Së fundmi, Ajka i ka bërë këngëtares deklaratën më të bukur të dashurisë. Ajo ka publikuar një video në ashensor së bashku me të bijën, teksa dëgjohet duke i thënë asaj fjalët më të ëmbla. “Të dua shumë sa qielli, sa toka.”, thotë Ajka.