Lajme më të fundit nga showbizz dhe jo vetëm

Wednesday, February 12, 2025

Lexoni lajmet më të fundit

|

Contact us 24/7 0693039379

Tragjike/ Makina përplaset me gardhin pastaj kthehet përmbys. Ndërrojnë jetë dy të rinj shqiptarë(EMRAT)

Një aksident tragjik mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme ku humbën jetën dy rinj.

Burimet bëjnë me dije se viktimat jetonin në Marano sul Panaro, në provincën e Modenës.

Idris Kreshpaj, vetëm 18 vjeç, i lindur në Pavullo dhe jetonte me familjen në Marano.

Në të njëjtën ndërtesë banonte edhe Rida Sidrine, 24 vjeç, me origjinë marokene, por banues në qytetin kodrinor në provincën e Modenës.

Dy djemtë ishin fqinjë dhe miq të ngushtë prej kohësh, siç raportohet nga Resto del Carlino.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo, në një rrugë të drejtë pranë kryqëzimit me via Beslan.

Ndërsa mësohet se një person i tretë, shoku i tyre, i cili  udhëtonte me ta në të njëjtën makinë, ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, makina në të cilën ndodheshin pesë djemtë, automjet tip Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me gardhin e një shtëpie.

Ndërkohë bëhet me dije se autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Por nga gjetjet fillestare duket se nuk janë përfshirë automjete të tjera.

Djali më i plagosur rëndë, një njëzet vjeçar, aktualisht ndodhet i shtruar në terapi intensive në spitalin Maggiore në Bolonja.

spot_img

Te fundit

spot_img

Related articles