Territori Shqipëtar do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat vijnë nga veriu i kontinentit Europian duke sjell dhe renie të ndjeshme të tempertatuarve.
Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, POR në Juglindje parashikohet që vranësirat të sjellin momente të pakta me reshje dëbore në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes, POR do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 11°C.
Era do të fryjë e fortë në det duke arritur shpejtësin 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell në det dallgëzim mbi 4 ballë.